Të duash pa interes

Feb 24 • Meditimi i ditës

24 shkurt 2019 – E diela 7 gjatë vitit (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Sam 26,2.7-9.12-13.22-23; Ps 103,1-4.8.10.12-13; 1Kor 15,45-49; Lk 6,27-38)

 

Prania e Hyjit

Fillo duke marrë frymë thellëduke e pranuar dashurinë e Zotitdritën e Krishtiturtinë e Shpirtit të ShenjtëNxjerri të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tëndeGjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të lirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,

Dhe më pranon krejtësisht ashtu si jam,

Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.

Si ishte dita e djeshme?

Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,

Dhe se si jam përgjigjur?

I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Dëgjojë tekstin e Ungjillit të sotëm me mend e zemër
dhe lejojvëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.


 

Lk 6,27-38

 

27 “Por po ju them juve që më dëgjoni:

‘Duajini armiqtë tuaj,

bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,

28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë’.

29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën! 30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!

31 Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre!

32 Nëse i doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? Sepse edhe mëkatarët i duan dashamirët e vet. 33 Edhe nëse, [pra] u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite të veçantë pritni? Aq bëjnë edhe mëkatarët. 34 E në qoftë se u huazoni vetëm atyre, prej të cilëve shpresoni se do t’ju kthejnë, ç’shpërblim do të keni? Edhe mëkatarët u huajojnë mëkatarëve, por që t’u kthehet aq sa dhanë.

35 Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve.

36 Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.”

37 “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje! 38 Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim.”


 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi po kërkon shumë këtu. ‘Duajini armiqtë tuaj’ është e lehtë të thuash, por shumë e vështirë ta zbatosh. Mund ta përfytyrosh auditorin, dëgjuesit e tij duke dëgjuar dhe duke menduar: “Hajt se, askush s’i do armiqtë e vet”. Megjithatë ekziston një e vërtetë e pamohueshme – çdokush mund t’i dojë njerëzit që i duan ata; çdokush mund të ‘jetë i mirë’ me njerëzit që janë të këndshëm ndaj tyre. Kjo vjen natyrshëm. Por, a mund ta bëj ndonjë gjë më të mirë nga ajo që vjen natyrshëm? A mund ta ndiej Zotin se është duke kërkuar më shumë nga unë?
  • Dhe Jezusi prek një tjetër të vërtetë këtu: nëse jep dashuri, përkujdesje ose dashamirësi kur mund të jesh i/e sigurt se të kthehet, atëherë nuk është dashamirësi e vërtetë, nuk është përkujdesje e vërtetë, nuk është dashuri e vërtetë që po jep. Dashuria e vërtetë nuk është një marrëveshje pune, një transaksion. Dashuria e vërtetë jepet lirisht. Ku në jetën time e shoh Zotin që më fton të dua më shumë në këtë mënyrë?
  • Ndërsa e dëgjon këtë fragment biblik përsëri, imagjinoje Jezusin duke të të parë në sy, duke të të vështruar me dashuri dhe duke të t’i thënë këto fjalë.

 

Bashkëbisedimi

Jezusi është i pranishëm këtu tani, kështu që flit me të se si ajo që ai thotë lidhet me jetën tënde – me mënyrën sesi jeton dhe me mënyrën se si ti dashuron.

 

Përmbyllje

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Jezus, duket se na fton në një guxim më të madh duke na kërkuar që të mbështetemi në aftësitë tonaNë realitet ti po na kërkon që të mbështetemi më shumë në tëqë të lejojmë që shpirti yt të vijë në jetë – të gjallërohet në ty.

Ajo çfarë sugjeron, Jezus, mund ta çrregullojë ekuilibrin e botës; është në kundërshtim me rendin finok të mendjeve të ndrequra“. Më ndihmoo Zottë marr guxim dhe më jep forcë të veproj në rrethana të papritura dhe jetë-dhënëse. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »