A mësoj nga fëmijët?

Feb 26 • Meditimi i ditës

26 shkurt 2019 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Sir 2,1-11; Ps 37,3-4.18-19.27-28.39-40; Mk 9,30-37)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

O Zot, ma dhuro hirin e lirisë së shpirtit.

Ma pastro shpirtin dhe zemrën në mënyrë që të mund të jetoj gëzueshëm në dashurinë tënde.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i sinqertë ndaj asaj çfarë jam.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndjej veten tani?

I ndaj ndjenjat e mia hapur me Zotin.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


Mk 9, 30-37

 

30 Si u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile, por nuk donte ta dinte kush, 31 sepse i mësonte nxënësit e vet.

U thoshte:

“Biri i njeriut do t’u dorëzohet njerëzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenë vrarë, ai do të ngjallet pas tri ditësh”

32 Ata nuk e morën vesh këtë fjalë e kishin frikë ta pyesinin.

33 Arritën në Kafarnaum. Si hyri në shtëpi, i pyeti:

“Mbi çka biseduat rrugës?”

34 Ata nuk bënë zë, sepse udhës kishin biseduar kush ishte më i madhi. 35 Jezusi u ul, i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u tha:

“Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.”

36 Pastaj mori një fëmijë të vogël, e vuri në mes të tyre, e pëqafoi dhe u tha:

37 “Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua; e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më dërgoi mua.”


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi fragmentin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kur Jezusi i pyet nxënësit e vet se mbi çka kishin biseduar rrugës, ata heshtin, disi ndihen të zënë ngushtë. Ata kishin argumentuar me njëri-tjetrin se kush prej tyre ishte më i madhi. Megjithatë, Jezusi vazhdon të mësojë dhe të punojë me ta. Rritja në Krisht, për të gjithë ne, është një temë e vazhdueshme në Besëlidhjen e Re. Me ndihmën e Hyjit, cilat hapa praktikë do të mund t`i bëja për ta njohur Jezusin më mirë?
  • Dështimi për të kuptuar dhe sikleti janë realitete shqetësuese që i përjetojmë herë pas here. Ato gjithashtu mund të jenë momente të dobishme mësimi. Në këtë paragraf ato i japin mundësinë Jezusit të theksojë se ai do të jetë një Mesi që vuan dhe se madhështia e vërtetë mes nxënësve të tij do të gjendet në shërbim të përvuajtur. A jam aq i/e përvuajtur sa ta pranoj këtë në jetën shpirtërore, siç ndodhi me nxënësit e Jezusit, dhe kjo të jetë rruga për të ecur përpara?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri fjalën e Zotit, përpiqu ta shikosh skenën kur Jezusi e merr fëmijën e vogël në krahët e tij. Çfarë të thotë kjo skenë për Jezusin dhe për veten tënde? Ç`emocione ke? Çfarë të thotë kjo për thirrjen e krishterë?

 

Bashkëbisedimi

Nganjëherë mund të ndodh të preokupohemi me mendime se kush është më i madhi; duke buluar mendime boshe dhe të ekzagjeruara për arritjet tona apo njohjen që meritojmë. Çfarë përgjigje i jep Jezusit?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Ky paragraf biblik paraqet një pikë kthese. Jezus, ti u kthevenë drejtim të Jerusalemit dhe parashënon sesi do të vuash. Dishepujt, nxënësit këtë s`e kuptuan edhe pse i paralajmërove për këtë. Ata kishin frikë të të pyesnin.Ata që ishin zgjedhur enkassi nxënës diskutonin për pozicionin, nderin dhe ndikimin e tyre.

O Zot, asgjë nuk dalloj prej nxënësve. Edhe unë di që të injorojë, të refuzojë ose t`ia përshtati vetes sime thirrjen tënde për të shërbyernë dashuri. Tani që ti dhe unë jemi ulur së bashku ma kujto se madhësiae vërtetë ndodhet në shërbimin e përvuajtur të të tjerëve. Më lejo të kuptoj ç`mund të mësoj nga fëmijët e vegjël në lidhje me qëndrimete drejta. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »