Mençuria mësohet, përdoret dhe çmohet

Feb 27 • Meditimi i ditës

27 shkurt 2019 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Sir 4,11-19; Ps 119,165.168.171-172.174-175; Mk 9,38-40)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që të hyjë e të vendosem plotësisht në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Lutem për hirin e fesë,

të besoj në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


Sir 4,11-19

 

Biro, do të jesh porsi biri i të Tejetlartit i dëgjueshëm,

dhe Ai do të ketë mëshirë për ty më tepër se nëna.

12 Urtia bijve të vet u dha jetën

dhe i kujdeson ata që e kërkojnë.

13 Kush e do atë, e do jetën,

ata që çohen heret për të

do të mbushen me paqe prej Zotit.

14 Kush e bën të veten atë, do të trashëgojë nderin

e, ngado të shkojë, Zoti do ta bekojë.

15 Ata që i shërbejnë, nderojnë Shenjtin,

e ata që e duan atë, Hyji do t’i dojë.

16 Kush e dëgjon atë do t’i gjykojë popujt

e kush ia vë veshin asaj, do të jetë i sigurt.

17 Kush i beson asaj, do ta ketë pronë

e do të mbetet pronë e breznive të tija.

18 Sepse bën sikur ecën me të

e në fillim e vë në provë,

19 i shtie frikë e tmerr

dhe e vë në provë me mësimin e vet

deri sa ai e bën të veten me mendimin e vet

e pastaj ia arrin të ketë besim në shpirtin e tij.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi fragmentin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Cila është ideja jote për një njeri të mençur, të urtë? A do të thoshe se Urtia, mençuria është një dhunti që e ke? Kush janë njerëzit që i sheh si të mençur? Në këtë lexim, është mjaft e qartë se mençuria nuk është vetëm diçka me të cilën lindim.
  • Duhet të mësohet, përdoret dhe çmohet. A janë këto mënyrat me të cilat zakonisht mendoj për mençurinë apo e sfidojnë ato çdo paragjykim që mund të kem?
  • Ndërsa e dëgjon fragmentin biblik përsëri, vë re se si zhvillohet marrëdhënia midis Urtësisë dhe të Shenjtës.

 

Bashkëbisedimi

A mund t’i flsësh hapur Zotit tani për çdo pyetje apo mendim që të ka lindur gjatë kësaj kohe lutjeje?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre pak minutave vetëm me ty. Nxënësit e tu, Jezus, diskutonin për dallimet dhe ndasitë. Ti nuk i tolerove horizontet e tyre të ngushta. Bëj, o Zot, që të jem i/e aftë të dalloj të mirën në mënyrën që është zemërgjerë dhe që e respekton tjetrin. Ma jep dhuratën e mençurisë, urtisë.

Me të gjithë ata që veprojnë në emrin e tënd, Jezus, ti shikon diçka të përbashkët. Po i bashkëngjitem në lutje të gjithëve që sot e thërrasin emrin tënd. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »