Ta shohësh veten dhe njerëzit e tjerë siç na sheh Hyji

Mar 3 • Meditimi i ditës

3 mars 2019 – E diela 8-të gjatë vitit (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës:Sir 27,4-7; Ps 92,2-3.13-16; 1Kor 15,54-58; Lk 6,39-45)

 

Prania e Hyjit

O Zot, zemra ime nuk është krenare.

Ndërsa hyj në lutje tani, a mund ta lë për një çast krenarinë time, çdo ndjenjë të vetë-rëndësisë që mund të kem dhe të vendos veten me përvujtëri në duart e Zotit tim, i cili i di të gjitha gabimet dhe dështimet e mia dhe vazdhon të më dojë?

 


Liria

Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;

zhurmën që e ndërpret marrëdhënien e vendosur, që ndanë.

Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto lidhje dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa janë dëmtuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lutem për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetvetenpër të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsarri ulurme sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


 

Lk 6,39-45

 

39 [Jezusi] u tha edhe shëmbëlltyrën:

“A mund t’i prijë i verbëri të verbërit? A thua s’do të bien të dy në gropë? 40 Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi; por, çdo nxënës plotësisht i aftësuar, do të jetë si mësuesi i vet.

41 Po pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd e nuk e sheh traun në syrin tënd?

42 Si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Vëlla, ndal ta heq lëmishtën, që ke në sy, ti që nuk e sheh traun në sy tënd? Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.”

43 Nuk ka pemë të mirë që jep fryt të keq, as pemë të keqe që jep fryt të mirë. 44 Çdo pemë njihet prej frytit të saj. Nuk mblidhen fiq nga murrizi as nuk vilet rrush nga ferra.

45 Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga visari i mirë i zemrës së vet, njeriu i keq nxjerr të keqen nga visari i keq: sepse goja i qet çka i ka zemra.”


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt

 

  • Sa e lehtë mund të jetë për ne që t’i gjykojmë të tjerët. A je ndier ndonjëherë i/e zemëruar për shkak të fajit të të tjerëve? A mund të kujtohet për çka ishte fjala? A kishte ndonjë dobësi në veten tënde që ishte thelbi i zemërimit tënd, apo ishin “të gjitha”?
  • A je ndjerë ndonjëherë i/e gjykuar nga dikush tjetër? Si ndodhi? Si je ndier?
  • Dëgjoje përsëri leximin dhe ftesën që na bën Jezusi për t’i parë me sy miqësorë ata që na rrethojnë.

 

Bashkëbisedimi

Çka mund të kërkoj tani nga Hyji, i cili mund të më ndihmojë që të mos gjykoj nga dukjet, por të shoh bukurinë themelore në njerëzit me të cilët jetoj dhe punoj?

Çfarë mund të kërkojë nga Hyji që mund të më ndihmojë ta shoh veten dhe njerëzit e tjerë siç na sheh Hyji?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lutem. Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka që dua të them. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »