Dëshira e dashur e Zotit për kthimin tonë

Mar 6 • Meditimi i ditës

6 mars 2019 – E Mërkura e Përhime, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jl 2,12-18; Ps 51,3-6a.12-14.17; 2Kor 5,20 – 6,2; Mt 6,1-6.16-18)

 

Prania e Hyjit

Ndërsa hyj me lutje në këtë ditë të rëndësishme, ndalem një moment për t’u bërë i/e vetëdijshëm/e për pelegrinazhin, shtegtimin e kreshmës që do ta fillosh dhe njihe Hyjin si shoqëruesin tënd, që është i pranishëm me ty tani…

 

Liria

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

I jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe ndalem në atë fjalë a ndodhi që më prek, që më lë mbresa, që flet pikërisht për mua.


Jl 2,12-18

 

Kështu thotë Zoti:

12 “Që tani kthehuni me gjithë zemër kah unë,

me agjërim, me vaj e dënesje!

13 Shqyeni zemrat e jo petkat,

kthehuni kah Zoti Hyji i juaj,

sepse është i butë e edhe i mëshirshëm,

i durueshëm e shumë i dhimbshëm,

ndien keqardhje për fatkeqësi.”

14 Kush e di? Ndoshta kthehet edhe fal

e lë pas vetes, ndoshta, bekimin!

Kushte, njomje

Zotit Hyjit tuaj!

15 Bini borisë në Sion!

Shenjtërohuni me agjërim,

shpalleni një mbledhje të shenjtë!

16 Bashkojeni popullin,

shenjtërojeni mbledhjen,

mblidhni pleqtë,

mblidhni të vegjlit e foshnjat e gjirit,

le të dalë dhëndri nga dhoma e vet,

le të dalë nusja nga oda e vet!

17 Ndërmjet tremes dhe lterit

le të qajnë priftërinjtë

shërbëtorët e Zotit

e le të thonë:

“Fale, o Zot, popullin tënd,

mos lejo të turpërohet prona jote

e të sundojnë mbi të paganët!”

Përse të thuhet ndër paganë:

“Ku është tani Hyji i tyre?”

18 Iu dhembs Zotit toka e vet,

e fali popullin e vet.


Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kreshmët janë një kohë pendimi dhe “pendim” do të thotë “kthim”. Çdo të mërkure të përhime fillojmë përsëri ta shohim jetën tonë më larg e më ndershëm, të flasim përvujtësisht për Hyjin tonë të dashur dhe t’i kthehemi atij. Secili prej nesh ka dobësi dhe probleme të ndryshme që Zoti dëshiron t’i shërojë. Marr një moment për të reflektuar mbi këtë prirje tonën dhe dëshirën e dashur të Hyjit për kthimin tonë.

  • “Kthehu tek unë me gjithë zemrën tënde”, thotë Zoti. Një ftesë e tillë tërheqëse dhe bindëse, megjithatë aq sfiduese! Çfarë më duhet të lëshoj nëse duhet ta dua Hyjin me një zemër të pandarë?
  • Unë nuk e bëj këtë punë “pendestare” vetvetiu. Leximet flasin për njerëzit, dëgjuesit, bashkësinë, të cilët e bëjnë këtë së bashku. Kush mund të më ndihmojë të kthehem te Hyji? Kush janë njerëzit në jetën time që do të përfitojnë nga kthimi im?
  • Dëgjoje përsëri profetin Joel. Kushtoji vëmendje të veçantë përshkrimit prekës të butësisë së Hyjit, mëshirës, ​​dhembshurisë dhe dashurisë së pakushtëzuar.

 

Bashkëbisedimi

Shqyeni zemrat e jo petkat.” Hyji nuk është i interesuar vetëm për gjeste e jashtme të kthimit, të pendimit. Ai kërkon konvertimin, dmth. kthimin e zemrës. Si ndihet njeriu, kur është i dëgjueshëm ndaj Hyjit, kur lejon që Hyji ta prekë zemrën time – të tërën – dhe të më joshë përsëri në marrëdhënie të thella me të? Bisedo me Hyjin si miku me mikun. Tregoji Hyjit se si ndihet njeriu kur është i dashur dhe i falur pa kushte.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Fillimi i Kreshmës ështënjë lajm i mirë: se Hyji është afër dhe asgjë nuk mund të na ndajë prej tij. Jezusi edhe vetë do ta ndiejë këtë më vonë. Çdo gjë që e bëjmë nëKreshmë duhet të na çojë te Hyji dhe te besimi në lajmin e gëzueshëm.

Agjërimi, lutja dhe veprat e mira janë rrugë drejt Hyjit, jo drejt mjerimit. Për më tepër, çdo gjë që bëjmë në javët e ardhshme duhet t`i pasurojë jetët e të tjerëve. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »