Zgjidhe jetën!

Mar 7 • Meditimi i ditës

7 mars 2019 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Lp 30,15-20; Ps 1,1-4.6; Lk 9,22-25)

 

Prania e Hyjit
O Zot, ti ke thënë se të lumët ata që i mbajnë urdhërimet e tua.

Çdonjërit që e kryen vullnetin tënd do të jetojë me ty në amshim.

Ti na fton, ejani të gjithë ju, që të jeni të lodhur prej barrës së rëndë, e unë do t`ju çlodh.

Kështu do të jemi në gjendje të themi: e kam parë në kryq, atë që më do.

Më mëso, o Atë, të të dua, të lëvdoj dhe të lutem.

 

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që lejoj të robërohem nga frika dhe pritshmëritë e asaj se çfarë do të nevojitej apo do të duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi
Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertënë lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
E dëgjoj fragmentin e sotëm biblik

dhe i lejoj vëmendjes sime të pushojë në disa pjesë të tij.


Lp 30,15-20

 

15 “Shiko! Unë sot po të lus ndër sy të tu me jetën e lumturinë po edhe me vdekjen e mjerimin. 16 Nëse do t’i dëgjosh urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd, që unë sot po t’i urdhëroj: ta duash Zotin, Hyjin tënd, të ecës urdhërimeve të tija, t’i mbash urdhërimet, ligjet e rregulloret e tija, atëherë do të jetosh. Për më tepër, Zoti do të të shtojë e do të të bekojë në tokën që po hyn për ta trashëguar. 17 Por, nëse zemra jote shmanget e nuk do të dëgjosh dhe, i ngashënjyer nga gabimi, shkon e adhuron dhe u shërben zotave të tjerë, 18 unë sot po ju parakallëzoj: do të zhdukeni fare e do të vdisni në një kohë të shkurtër në tokën që, pasi ta keni kaluar Jordanin, do të hyni për ta trashëguar.

19 Thërras sot për dëshmitarë kundër jush qiellin e dheun: jua vura para jetën e vdekjen, bekimin e mallkimin.

Zgjidhe, pra, jetën, që të jetosh ti e trashëgimtarët e tu, 20 e duaje Zotin, Hyjin tënd, dëgjo zërin e tij, qëndroji besnik ‑ sepse ai është jeta jote, gjatësia e ditëve të tua ‑ që të banosh në tokën për të cilën Zoti iu përbetua etërve të tu Abrahamit, Izakut e Jakobit, se do t’ua japë.”


Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • ‘Zgjidhe jetën’ – çdo ditë Hyji na vë përpara këtë ftesë. Si mund ta zgjidhësh jetën sot? Çfarë do të ndodhë për ty nëse ecë në rrugët e Zotit?
  • Nganjëherë zgjedhjet që bëjmë na çojnë larg nga rruga e jetës së vërtetë. A je duke u ballafaquar me disa zgjedhje në jetën tuaj? Si mund të të duhet Zoti që të të udhëzojë?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin, ji i/e vetëdijshëm/e për dëshirën e Zotit për popullin e tij, që ata të mund të lulëzojnë vërtet, çka mendon se Zoti dëshiron nga ti?
      

     

 

Bashkëbisedimi

Jezusi është ai që na tregon se si të ecim çdo ditë në rrugët e Zotit.

Ndaji me të tani dëshirat dhe shqetësimet e tua për sot dhe kërko nga ai çdo gjë që të nevojitet.

 

Përmbyllje
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Shumë njerëz sotfotografohen me celularët e tyre, dhe fotografitë quhen “selfie”. Ky është “un-i” apo vetja jonë sipërfaqësore (e jashtme) dhe shpesh e nxit krenarinë tonë të zbrazët. Ekziston edhe “un-i” i fshehur që kurrë nuk do të shfaqet në celular (telefon), “un-i”, qëështë i fshehur te Hyji, i cili e shikon zemrën e njeriut.

Ndërsa e ndjekim Jezusin, ta ndjekim atë që zemrat tona të jenë të pasuruara në dashuridhe drejtësi.

Zot i dashur, të faleminderit që më do dhe që më fton në një marrëdhënie gjithnjë e më të thellë me ty.

Dashuria ima u përhaptë dhe i prektë të tjerët. Ati ynë…

Shpërndaje

Comments are closed.

« »