5 këshillat nxitje të Padre Pio për kreshme

Mar 9 • Këndvështrime

Në kohën e kreshmëve të gjithë ne kërkojmë mësues të mirë dhe të shenjtë që të na ndihmojnë ta jetojmë këtë kohë sa më mirë, e nëpërmjet saj të arrijmë të bëhemi të krishterë të mirë dhe të shenjtë. Një ndër mësuesit e dobishëm, pa dyshim, është edhe Padre Pio, një shenjtë i famshëm mistik, që në jetën e tij, i cili nuk pushon edhe sot të na jep këshilla për jetë të ndershme. Pesë këshillat e tija le të jenë nxitje për t’i përjetuar në dimensione të ndyshme kreshmët tona.  

 

  1. Mos u vetëkënaq asnjëherë për çfarëdo të mirë që mund të banoj në ty, sepse çdo gjë të vjen nga Hyji dhe vetëm Atij i japim nderim dhe lavdi.
  2. Mos u kalamend kurrë nga fyerjet, nga cilado anë që të vijnë.
  3. Fali të gjithë me dashuri të krishterë, duke pasur gjithmonë në zemër shembullin e Shpëtimtarit tënd që i fali salvuesit e tij para Atit Qiellor.
  4. Para Hyjit paraqitu gjithmonë i varfër.
  5. Mos u ngazëlle asnjëherë me dobësitë dhe mospërkryemërinë tënde, por njihi mirë, skuqu nga mosqëndrueshmëria dhe pabesia jote ndaj Hyjit, e duke u mbështet në Të, lëshohu qetësisht në përqafim të Atit Qiellor si fëmija në kraharorin e Nënës./drita.info
Shpërndaje

Comments are closed.

« »