Ç`do të thotë për mua “ta ndjekësh Jezusin”?

Mar 9 • Meditimi i ditës

9 mars 2019 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 58,9b-14; Ps 86,1-6; Lk 5,27-32)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment

dhe mendoj për praninë jetëdhënëse të Hyjit

në çdo pjesë të trupit tim, në çdo gjë rreth meje,

në tërë jetën time.

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
dhe më tërheq pas çdo gjëje që është e mirë,
duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 


Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe për të fjetur.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta dëgjoj tekstin, pastaj do të vërej ç`po ndodh në zemrën time…


 

Lk  5, 27-32

 

27 Pastaj Jezusi doli dhe në vendin e tatimit pa duke ndenjur një tagrambledhës, që quhej Levi. I tha: “Eja pas meje!” 28 Ai la gjithçka, u ngrit e shkoi pas tij.

29 Pastaj Levi i bëri gati në shtëpinë e vet një gosti të madhe. Bashkë me Jezusin rrinin në tryezë shumë tagrambledhës e njerëz të tjerë. 30 Farisenjtë dhe skribët e sektit të tyre, murmurisnin dhe u thanë nxënësve të tij:

“Pse hani e pini me tagrambledhës e mëkatarë?”

31 Jezusi u përgjigj:

“Të shëndoshët nuk kanë nevojë për mjek, por të sëmurit. 32 Unë nuk erdha t’i thërras të kthehen të drejtët, por mëkatarët.”


 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Fakti që Jezusi hante dhe pinte me një tagrambledhës konsiderohej nga njerëzit si”zhvendosje e vëmendjes nga misioni i tij”. E pra, misioni i tij ishte për të na thirrur ta ndryshojmë jetën. Kur jemi të përqendruar në Jezusin, mund të hamë e të pimë me çdo njeri, pa marrë para sysh se kush është ai apo ajo.
  • Ne mund ta ftojmë çdo njeri në lutjen tonë dhe të lejojmë që lutja të jetë kohë shërimi dhe faljeje.
  • Dëgjoje përsëri fragmentin biblik dhe lejoj vëmendjes sate ta shijojë ndonjë fjalë a moment të ngjarjes së rrëfyer.

Bashkëbisedimi

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur kam refuzuar atë ftesëdhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vijta njoh praninë tënde në jetën timetë ta çeli zemrënqë të lejoj të veprosh në muapër lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Për Levin tagrambledhës – ose Mateun – ta ndjekësh Jezusindonte të thoshte  të braktisësh “gjithçka” – punën, shtëpinë, sigurinë. Jezus, tikëtë nuk e kërkon prej çdonjërit. Ç` do të thotë për mua “ta ndjekësh Jezusin”?

Ata që janë të kënaqur me gjendjen e tyre nuk kanë nevojë për ty, Jezus. Ata nuk ndjejnënevojën për pendim dhe ndryshim. Ata nuk e dëgjojnëthirrjen tënde: “Eja pas meje.” A e dëgjoj unë këtë thirrje? Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »