Je i/e thirrur të duash në mënyrë më kreative

Mar 11 • Meditimi i ditës

11 mars 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Lev 19,1-2.11-18; Ps 19,8-10.15; Mt 25,31-46)


Prania e Hyjit
“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria
Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;

zhurmën që e ndërpret marrëdhënien e vendosur, që ndanë.

Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.

 

 

Ndërgjegjësimi
E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 


Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


 

Lev 19,1-2.11-18

 

1 Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me mbarë bashkësinë izraelase e thuaju:

Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë, Zoti, Hyji juaj!

11 Mos vidhni! Mos rreni! Askush mos ta gënjejë të afërmin e vet!

12 Mos u përbe rrejshëm me emrin tim e kështu ta përdhosësh emrin e Hyjit tënd. Unë jam Zoti.

13 Mos iu shpif të afërmit tënd dhe mos e rrëmbe.

Fitimin e mëditësit mos e mbaj ti deri në mëngjes.

14 Mos e shaj të shurdhin e mos i qit para pengesës të verbërit, por druaje Hyjin tënd. Unë jam Zoti.

15 Mos bëni padrejtësi në gjyqe. Mos i mbaj krahun të varfërit as mos e përkrah të fortin: gjykoje me drejtësi të afërmin tënd. 16 Mos shpërpall shpifje në popullin tënd dhe mos bashkëpuno në gjakderdhjen e të afërmit tënd. Unë jam Zoti.

17 Mos e urre në zemrën tënde vëllanë tënd. E ke detyrë ta qortosh bashkëvendasin, të mos kesh pjesë në mëkatin e tij. 18 Mos u hakmerr as mos ushqe hidhërim ndaj bijve të popullit tënd. Duaje të afërmin tënd porsi vetveten. Unë jam Zoti.


 

Ç’ dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Zemra e ligjit të Moisiut është ligji i dashurisë. Dashuria ndaj Zotit, dashuria ndaj të afërmit, dhe, natyrisht, një dashuri e mirëfilltë ndaj vetes sate. Sa radikal duhet të ketë qenë ky ligj i dashurisë në kohën e përbërjes së tij?
  • A mund ta imagjinosh Jezusin duke e dëgjuar këtë lexim nga Levitiku dhe duke e marrë atë në zemër? Jezusi u ngazëllye nga ‘ligji i dashurisë’ dhe se si do të jetonte sipas tij.

Dëgjoje përsëri atë siç do ta kishte bërë Jezusi. Cila pjesë e këtij leximi flet veçanërisht për ty?

 

Bashkëbisedimi

Çdonjëri prej nesh është i thirrur për të gjetur dhe përdorur mënyra të veçanta, kreative, krijuese të dashurisë. 

Çfarë do të mund të thoshte kjo për ty? 

Ndërsa po i afrohesh përmbylljes së këtij meditimi, bisedo me Zotin për jetën tënde dhe sesi mund të jesh i/e thirrur të duash në mënyrë më kreative.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. A jam i/e njëanshëm/e në dhurimin tim të kohës, parave, të mirave materiale a shpirtërore? A i përkas familjes së Hyjit?

Dashuria është e dukshme në vepra. Lutja nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Lutja që nuk të çon nëveprim nuk është lutje e vërtetë. “Dashuriashfaqet më shumë në vepra se në fjalë”, thoshte Shën InjacLoyola. Lutja nuk ështënjë ushtrim në karrige komode! Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »