Lutja, moment lehtësimi në misterin e dashurisë së Hyjit

Mar 12 • Meditimi i ditës

12 mars 2019 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditë: Is 55,10-11; Ps 34,4-7.16-19; Mt 6,7-15)

 

Prania e Hyjit

Ndalu një moment dhe vetëdijesohu për dëshirën tënde të jesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja jote.

Kërkoji Hyjit ndihmë për të dalluar ndonjë dëshirë specifike që të çon në drejtim të asaj që është “diçka më e madhe” – drejt projektit të Hyjit – dhe kërkoji Hyjitt`i bekojëpërpjekjet tua për të qenë dashuri për të tjerët.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma kujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`iu siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Dëgjoje tekstin e Ungjillit të sotëm,
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.


Mt 6, 7-15

7 E kur të luteni, mos e teproni me fjalë të kota porsi paganët: ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja nëse thonë shumë fjalë. 8 Mos bëni si ata, sepse Ati juaj e di mirë se për çka keni nevojë para se t’i luteni.

9 Prandaj lutuni kështu:

Ati ynë që je në qiell,

u shenjtëroftë Emri yt!

10 Ardhtë Mbretëria jote!

U bëftë vullneti yt

si në qiell ashtu në tokë!

11 Bukën tonë të përditshmen na e jep sot!

12 Na i fal fajet tona,

si i falim ne fajtorët tanë!

13 E mos na lër të biem në tundim,

por na shpëto nga i Keqi!

14 Vërtet, në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, edhe Ati juaj qiellor do t’jua falë juve; 15 por, nëse ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj qiellor nuk do t’jua falë juve gabimet tuaja.”


Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Falja është kaq e rëndësishme për Jezusin sa që e ndërlidh faljen tonë nga ana e tij si pjesë të faljes sonë të të tjerëve. Ne të gjithë mund të shpresojmë që Hyji do të na falë më shumë sesa ne nganjëherë i falim njerëzit e tjerë. A je gjithmonë aq falës sa të jetë e mundur? A pret më shumë nga të tjerët se sa nga vetja?

  • Falja e vërtetë është shpesh një proces i gjatë që nganjëherë kërkon një kërkim drejtësie, një shprehje zemërimi ose lëndimi, ose një njohje të një mëkati që është bërë. Kë të duhet të falësh?
  • Cili është hapi tjetër në udhëtimin, ecjen tënde të faljes? Çka të duhet për të të ndihmuar?
  • Dëgjoje përsëri. Cilat janë reagimet e tua ndaj thjeshtësisë së përgjigjes së Jezusit ndaj pyetjes së nxënësve?

 

Bashkëbisedimi

Cili rresht i kësaj lutjeje të flet më së shumti sot?

Qëndro te ai rresht, te ajo fjali, në praninë e Atit tënd që është në qiell.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Shumë vetë kanë vështirësi nëlutje. Ndoshta edhe ti ke vështirësi pikërisht tani? Je i/e hutuar, i/e zemëruar, i/e përgjumur? Ji i/e qetë. Nuk po di çfarë të thuash? Provo këtë lutje –Ati ynë – dhe lute ngadalë, ose qëndro i/e qetë, i/e heshtur në praninëe Zotit.

Lutja është kohë relaksimi, moment lehtësimi në misterin e dashurisë së Hyjit, lehtësim nga tensionet dhe brengat përkëtë periudhë kohore. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »