A e njeh Jezusin në mënyrë personale?

Mar 13 • Meditimi i ditës

13 mars 2019 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jon 3,1-10; Ps 51,3-4.12-13.18-19; Lk 11,29-32)

 

Prania e Hyjit

Ndalu një moment dhe paramendoje se si Hyji është duke të vështruar.

Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt gëzohen për dëshirën e madhe tënde që këtë kohë po ia kushton lutjes.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të përzgjedh.

Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndjej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam përnjëmend.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrëntënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhelexo, dëgjo, lutu.


Lk 11,29-32

 

29 Pasi populli shkonte gjithnjë duke u bashkuar ai filloi të flasë:

“Kjo brezni është brezni e keqe: po kërkon një shenjë! Porse nuk do t’i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës. 30 Sikurse Jona u bë shenjë për ninivitët, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë për këtë brezni.

31 Mbretëresha e Jugut ditën e Gjyqit do të ngrihet bashkë me njerëzit e kësaj breznie dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut për të dëgjuar urtinë e Salomonit. Dhe, ja, këtu është Dikush më i madh se Salomoni! 32 Njerëzit e Ninivës, ditën e Gjyqit, do të ngrihen bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse u kthyen me predikimin e Jonës, dhe, ja, këtu Dikush më i madh se Jona!”


Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                     Cili është reagimi i yt ndaj këtij paralajmërimi që vjen nga goja e Jezusit?

·                     Ne të gjithë duhet të luftojmë me paragrafe të tilla biblike dhe ta gjejmë Jezusin në to ose përkundër tyre – në dritën e tyre. A e njeh Jezusin në mënyrë personale? A e ke një ndjenjë se si do të mund t’i paralajmëronte njerëzit që ishin të verbër, kokëfortë apo të ligë?

·                     Dëgjoje përsëri dhe shikoje se çfarë ndodh brenda teje, gjatë kohës që i dëgjon këto fjalë paralajmërimi.

 

Bashkëbisedimi

Sa i përgjigjet kjo përvojës sate me Jezusin?

Çfarë dëshiron t’i thuash atij tani në këto momente përmbyllëse të lutjes.

 

Përmbyllje

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Jona është shenjë e përkujdesjes së Zotit për të gjithë njerëzit. Misioni i tij ishte për të shkuar nënjë vend të largët, që s`e njihte Hyjin e tij. Ai është, gjithashtu, shenjë e përkujdesjes së Hyjit për çdo individ –kujdesej për sigurinë e Jonës. Forca e Jonësqëndronte në besimin në Zot.

Lutja është kohëkur lejojmë që besimi ynë në Zot të rritetdhe të bëhet pjesë e rëndësishme eqenies sonë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »