Zoti na aftëson t`i duam edhe armiqtë

Mar 16 • Meditimi i ditës

16 shkurt 2019 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Lp 26,16-19; Ps 118; Mt 5,43-48)

 

Prania e Hyjit

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

Lutem për hirin e fesë, të besoj

në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 


Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta dëgjoj fragmentin biblik me mend e zemër…


 

Mt  5, 43-48

 

43 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Duaje të afërmin tënd’ e urreje armikun tënd. 44 E unë po ju them: Duajini armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë, 45 për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse Ai bën të lindë dielli i tij mbi të këqijtë e mbi të mirët e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët. 46 Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni? Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit? 47 E nëse i përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët?

48 Jini, pra të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell!”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •     Shumë nga dëgjuesit e Jezusit i përçmonin tagrambledhësit dhe johebrenjtë. Megjithatë, ai u thotë atyre se nëse nuk i duan armiqtë e tyre, ata nuk janë më të mirë se ata që përbuzin. Është një mësim i ashpër për ne tani siç ishte edhe atëbotë. Nëse jemi të ndershëm, a thua nuk është ndokush që me të vërtetë e përçmoj?
  •   Pse do t`i donim armiqtë tanë dhe të lutemi për ata që na persekutojnë? Kjo është ajo që duhet ta bëjmë, sepse Hyji e bën këtë dhe kështu duhet ta bëjmë këtë nëse quhemi bijtë e Hyjit. Dhe si fëmijët e tij, na urdhërohet të jemi “të përsosur”. Përsosja konsiston në faktin që të duamë siç do Hyji, pa përjashtime dhe kushte. Lutem për hirin e shenjtë që të mund ta bëj këtë.
  •     Ndërsa jam duke menduar për ata të cilëve ua kthej dashurinë e falënderoj Zotin për ta dhe për bekimet që i ndajmë.Gjatë kohës që e dëgjoj përsëri fragmentin biblik lutem për ata që më sjellin bekim, lutem që të mund t`i përfshij edhe të tjerët në rrethin e gjerë të mirësisë dhe dhembshurisë. E marr me mend se Jezusi më thirr në plotësinë e jetës.

 

Bashkëbisedimi

Të jesh si Zoti duket një gjë tepër dashalavde, mirëpo do t`ia përkujtoj vetes që Jezusi dëshiron që të përsosemi në mënyrë që të jemi sa më të ngjashëm me të.

Bisedo haptazi për këtë me Zotin.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Dashuria ndaj armiqve është e pranishme vetëm  krishterimKjo është gjëja më e vështirë  botë dhe i vetmi është shembulli i yt, Jezus,  mundimin tënd që e bën atë të mundur për ne. Nëse nuk i duam armiqtë atëherë ne në vetvete nuk e kemi Mbretërinë e Hyjit.
O Zot, dashuria jote është dashuri e një lloji tjetër ndaj nesh. Ti thjesht e do çdonjërin, të mirin dhe të keqin. Më do edhe mua në të njëjtën mënyrë. Pa marrë parasysh se çfarë bëra unëkjo s`do të pengojë e të ndikojë që të më duash më pak.
Po të besoja në këtë atëherë do të ekzistonte shpresnë dashurinë ndaj të tjerëve në të njëjtën mënyrë siç bën ti dhe siç dashuron ti.Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »