Në ç’mënyrë duhet ta njohësh dashurinë e Hyjit sot?

Mar 17 • Meditimi i ditës

17 mars 2014 – E diela 2-të e Kreshmëve (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 15,5-12.17-18; Ps 27,1.7-9.13-14; Fil 3,17 – 4,1; Lk 9,28b-36)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohëlutjeje të qetëgjejenjë vend të rehatshëm për t’u ulurme shpinë drejt dhe këmbët lëshoji në tokë.

Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht.

Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
Dhe
 më tërheq kahgjithçka që është e mirë,
Duke më sjell
ë në plotësinë e jetës.
I kërkoj
 Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
Në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem
 lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në
 jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më
 pranon krejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të
 jem i/e sinqertënë lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte
 dita e djeshme?
Si po e ndiej
 veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe
 se si jam përgjigjur?
I ndaj
 ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të thënë gjatë kësaj lutjepër të dëgjuar atë që zgjohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulurme sy mbyllurpërdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o ZotJa ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


 

Mt  17, 1-9

 

1 Pas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllain e tij e i çoi në vetmi në një mal të lartë. 2 Atëherë u shndërrua para syve të tyre: fytyra i shkëlqeu porsi dielli e petkat iu bënë të bardha porsi drita. 3 Dhe ja, atyre iu dukën Moisiu dhe Elia e flisnin me të. 4 Atëherë Pjetri i tha Jezusit:

“Zotëri, është mirë për ne të rrimë këtu: nëse do ti, po ngre këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë.”

5 E ende pa e kryer fjalën, ja, i mbuloi një re e shndritshme dhe u dëgjua një zë nga reja që tha: “Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër. Atë dëgjojeni!” 6Nxënësit, posa e dëgjuan këtë zë, ranë me fytyrë për dhe e u trembën së tepërmi. 7 Jezusi u afrua, i preku e tha: “Çohuni e mos u trembni!” 8 Ata kur i çuan sytë, s’panë tjetërkënd, përveç Jezusit vetëm.

9 Ndërsa po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhëroi:

“Mos i tregoni askujt çka patë, para se Biri i njeriut të ngjallet prej së vdekuri.”


 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Pjetri, Jakobi dhe Gjoni e shohin Jezusin në një mënyrë të re. Ata e shohin lavdinë e tij – me fjalë të tjera ata shohin në Jezusin shkëlqimin e Hyjit. Për një moment, imagjinoje veten me ta në atë mal dhe ndjeje se si duhet të ketë qenë.
  • Moisiu dhe Elia janë atje me Jezusin. Ata përfaqësojnë gjithçka që Hyji ka bërë, gjatë historisë, për të treguar dashurinë e tij të madhe për popullin e tij. Në ç’mënyrë duhet ta njohësh dashurinë e Hyjit sot?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin, mbaje në mend atë që Pjetri thotë, ‘Zotëri, është mirë për ne të rrimë këtu’. Si mund të ishte mirë për ty që të jesh i/e pranishëm/e në këtë skenë?

 

Bashkëbisedimi

Në fund të leximit, dishepujt e gjejnë veten vetëm me Jezusin.

Edhe ti mund të jesh me të në të njëjtën mënyrë, tani.

Çfarë dëshiron t’i thuash atij? Çfarë mund të dëshironte të të thotë ai ty?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Një zemër  dëgjonështë një zemër e ngrohur nga dashuria e Hyjit dhe që merr mësim nga fjala e tijAtë që ne e dëgjojmë është Biri i Hyjit, Jezusii shndërruar në qenien e tij njerëzore.

Është më mirë ta përshkruash lutjen si dëgjim sesa fjalim. Bëj, o Zot që të lejoj që fjalët e tua tëgjejnë jehonë në jetën time. Më ndihmo që të di edhe që gjatë lutjes thjesht ta dëgjojdisponimin e dashurisë dhe paqes. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »