A mendon se Zoti është i mëshirshëm dhe bujar?

Mar 18 • Meditimi i ditës

18 mars 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dan 9,4b-10; Ps 79,8-9.11.13; Lk 6,36-38)

 

Prania e Hyjit

O Zot, ki mëshirë; O Krisht, ki mëshirë.

Këto fjalë lutëse, që janë kënduar për shekuj, janë një kujtesë për mëshirën e pashtershme të Hyjit, për dhembshurinë dhe faljen e pandërprerë të Hyjit.

Ndërsa i them apo i dëgjoj këto fjalë, mund të mendoj për një çast për nevojën time për atë falje dhe për nevojën që unë të tregoj të njëjtën falje për të tjerët.

 

Liria

 pikën e qetë të botës sime në lëvizje,

Në thelbin e qenies sime,

Pres ta dëgjojdhe ta ndiej praninë e butë të Hyjit

I Cili më thërretta hap zemrën dhe të lejoj të shkoj tek Ai.

A mund të shkoj nëatë vend ku po më thërret Hyji?

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Po i lë mënjanëpunët dhe preokupimet e mia.

Po pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.

Dëgjoje tekstin e Ungjilli me mend e zemër,

dhe lejojvëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.


Lk 6, 36-38

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

36 Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.”

37 “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje! 38Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim.”


Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimi Shenjt:

 

  • Kjo kohë e Kreshmëve është një kohë kur na ndihmohet për t’u përgatitur për Pashkë, duke agjëruar, duke u dhënë atyre që janë në nevojë dhe duke reflektuar me lutje për drejtimin që po merr jeta jonë. Kur i dëgjove këto fjalë të Jezusit, a ka ndonjë gjë që të la mbresa, ndoshta për drejtimin në të cilin po shkon jeta jote? A të bëri të ndihesh pakëndshëm – dhe nëse po, pse? A të tha diçka brenda teje, “Po – kjo është ajo!” – dhe, nëse po, pse?
  • Jezusi na tha në këtë lexim, “ji i mëshirshëm, ashtu si Ati yt është i mëshirshëm”. A mendon se Hyji është i mëshirshëm dhe bujar apo si dikush që dëshiron të dënojë? Çfarë mendon për imazhin (idenë) e “masës së mirë, të dendur, të tundur, me grumbull do t’ju jepet nën sqetullën tuaj”? Si të bën kjo të ndihesh në lidhje me Hyjin?
  • Po në lidhje me fjalët, “Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje!”? A mendon se ne qeniet njerëzore e konsiderojmë më tërheqëse t`i dënojmë njerëzit sesa t’i falim? Pse mendon se mund të jetë kjo kështu?
  • Dëgjoje sërish leximin. Nuk është shumë i gjatë, prandaj dëgjo me kujdes, dhe kur ta dëgjosh, vë re nëse ndihesh i/e ftuar t’i thuash ndonjë gjë Hyjit, si përgjigje asaj që dëgjon.

 

Bashkëbisedimi

Tani, nëse dëshiron t`i thuash diçka Hyjit, thuaja. Bisedo me Zotin lirisht dhe haptazi. Tregoji Zotit gjithçka që ke në zemrën tënde.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Nuk ështëgjithmonë kollaj për të kryer atë që kërkon nga ne, o ZotËshtë bukur kur njeriu flet për teori, por është shumë më vështirë për ta vënë në praktikë teorinëkështu edhe atë që po kërkon nga ne sot
Preki
 zemrat tona në mënyrë që të mund të jemi të mëshirshëm, të kemi dhembshuri për njëri-tjetrin. Të jemizemërgjerë, bujarë ashtu siç na ke dhënë edhe ti ne aq shumë. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »