7 gjërat pse Shën Jozefi duhet të jetë shembull për çdo burrë

Mar 19 • Këndvështrime

Në ditën e Shën Jozefit (19 mars), pajtor i etërve, punëtorëve, refugjatëve, familjeve dhe Kishës së përgjithshme, po i paraqesim 7 gjërat, të cilat na tregojnë si ky shenjt i madh mund të jetë frymëzues dhe shembull për çdo burrë, posaçërisht të martuarve, etërve. 

 

  1. Ai është pajtor i punëtorëve: Shën Jozefi mund të na mësoj si duhet punuar mirë punën tonë e njëkohësisht t’i shërbejmë Zotit. Një mënyrë për ta ndjekur këtë shenjtë, është që ditën e punës ta fillojmë me lutje drejtuar Shën Jozefit. Ai është një ndërmjetësues i fuqishëm për të kërkuar punë.
  1. Ndërmjetësimi i tij është i fuqishëm: njëherë një seminarist kishte dëshmuar se për gjithçka që ka pasur nevojë në jetë e ka me ndërmjetësinë e Shën Jozefit. Për ndërmjetësinë e tij të madhe na dëshmon edhe Shën Tereza e Avilës në autobiografinë e saj.
  1. Ai është shembull i atësisë: Hyji Atë, prej të gjithë njerëzve, e ka zgjedhur Shën Jozefin të jetë ati tokësor i Jezusit. Kjo vërtetë flet për karakterin e tij, sepse i është besuar kujdesi për Birin e Hyjit dhe për Marinë Virgjër. Shën Jozefi është shembull për etërit si duhet të jesh (bëhesh) udhëheqës shpirtëror i familjes.
  1. Ishte njeri i dëgjueshëm: çdoherë kur Hyji kërkonte diçka prej tij, Jozefi i përgjigjej me pëlqim. Sot, kur shumë na flasin si duhet bërë gjëra sipas dëshirave tona, jeta e Shën Jozefit na kujton se madhështia më e madhe gjendet tek dëgjimi dhe pranimi i vullnetit të Zotit.
  1. Ai ka qenë njeri i heshtjes: në Shkrimin e shenjtë nuk kemi të shkruar asnjë fjalë të Jozefit. Për shkak se ka qenë njeri i heshtjes, ai ka mundur të dëgjoj zërin e Zotit dhe të kuptoj vullnetin e Zotit për familjen e tij.
  1. Ai ka qenë burrë që dhuron dashuri flijuese: jeta e tij dëshmon për kushtimin e plotë dhe dashurinë e pakushte ndaj familjes. Nuk u dorëzua asnjëherë para sfidave. Edhe kur e kuptoj shtatëzaninë e mistershme të Marisë, edhe kur u desh të lëshoj vendin për ta shpëtuar të birin, ai nuk u dorëzua as nuk e kurseu vetën në dashuri.
  1. Ai ishte mbrojtësi i dinjitetit të gruas: në Shkrimin e shenjtë tregohet se Jozefi ishte njeri i drejtë dhe rrezikoj të gjitha për ta mbrojtur Marinë, të fejuarën e tij, nga çnderimi publik. Ai planifikonte edhe të sakrifikonte imazhin e tij publik, vetëm e vetëm që të mos lejonte të dënohej e fejuara e tij./drit.info
Shpërndaje

Comments are closed.

« »