Pse Jezusi dëshiron të jemi “shërbëtorë”?

Mar 20 • Meditimi i ditës

20 mars 2019 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 18,18-20; Ps 31,5-6.14-16; Mt 20,17-28)

 

Prania e Hyjit

‘Nuk duhet të mburremi me asgjë tjetër përveç me kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, në të cilin është shpëtimi ynë, jeta dhe ringjallja; nëpërmjet tij ne jemi të shpëtuar dhe të lirë. Hyji pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; ai bëftë që fytyra e tij të shndrit mbi ne dhe qoftë i mëshirshëm me ne.’ Ndërsa i dëgjoj këto fjalë, a mund ta ndiej fytyrën e Zotit që ndriçon mbi mua dhe t’i hapem asaj drite, asaj pranie të dashur?

 

Liria

O Zot, ti je këtu dhe gjithmonë më pret.

Mos qofsha kurrë aq shumë i/e preokupuar me punë sa të mos mund të gjeja kohë dhe të rri me ty.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lutem për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


Mt 20, 17-28

17 Kur Jezusi po ngjitej në Jerusalem, i mori veçmas të dymbëdhjetët dhe udhës u tha:

18 “Ja, po ngjitemi në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t’u dorëzohet kryepriftërinjve e skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje, 19 e do t’ua dorëzojnë paganëve për ta vënë në lojë, për ta frushkulluar e për ta kryqëzuar. Por ai të tretën ditë do të ngjallet.”

20 Atëherë iu afrua nëna e bijve të Zebedeut me të bijtë dhe e përshëndeti me fytyrë për dhe për t’i lypur diçka. 21 Jezusi i tha:

“Çka dëshiron?”

Ajo iu përgjigj:

“Urdhëro që këta të dy, bijtë e mi, të rrinë në Mbretërinë tënde njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde.”

22 Jezusi u përgjigj:

“Nuk dini çka lypni. A mundeni ta pini ju kelkun që unë do ta pi?”

“Mundemi!” ‑ iu përgjigjën.

23 Jezusi vijoi:

“Me të vërtetë ju do ta pini kelkun tim, por të më rrini njëri në të djathtë e tjetri në të majtë, nuk është në dorë time t’jua japë, por do t’u jepet atyre, për të cilët u bë gati prej Atit tim.”

24 Kur morën vesh dhjetë të tjerët, u zemëruan me dy vëllezërit. 25 Atëherë Jezusi i thirri pranë vetes e u tha:

“Ju e dini se sunduesit zotërojnë mbi popujt e vet e princat e tyre i mbajnë nën pushtet. 26 Porse, ndërmjet jush nuk duhet të jetë ashtu! Përkundrazi, ai që prej jush do të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj, 27 kurse ai që ndër ju dëshiron të jetë i pari, le të bëhet skllavi juaj,28 sikurse edhe Biri i njeriut, që s’erdhi për të qenë shërbyer, por për të shërbyer e për të flijuar jetën e vet si shpërblim për të gjithë!”


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Këtu është një nënë ambicioze, duke dashur që bijtë e saj të jenë dy sulmuesit në ekipin e futbollit të Jezusit. Mjaft fer, do të thoshim: s’është keq nëse ke pak ambicie. Por çfarë thotë Jezusi? Çfarë mendon se është ky “kelku”, që dy djemtë me aq gëzim bien dakord për ta pirë?
  • Pastaj “dhjetë të tjerët” zemërohen. Pse janë aq të pa pajtuar, çka mendon? Cili është qëndrimi i Jezusit ndaj mënyrës sesi luftojmë për pozita? Pse ai dëshiron që secili prej nesh të ketë titullin “shërbëtor”?
  • Dëgjoje përsëri paragrafin biblik, dhe imagjinoje veten si nëna, ose një nga vëllezërit, ose ndoshta si një nga “dhjetë të tjerë”. Dëgjoje sesi Jezusi t‘i thotë ty këto gjëra.

 

Bashkëbisedimi

Cilat ndjenja po i dallon te vetja jote tani, që do të dëshiroje t’i sjellësh përpara Zotit? Bisedo sa të mundesh sinqerisht, hapur me Jezusin. Cila është gjëja e parë që dëshiron t’i thuash atij?

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Në fjalët e tu, Jezus,ka indikacione, parashenja tëfatitdhe bjerrjes.Parandjenjaebjerrjes vetjaketa ngrinë zemrën.Kur e paralajmëronmundimin tënd, Jezusnuk epërmend vetëmekstradimin, por edhe frushkullimin,fyerjenËshtë evështirë ta imagjinosmundimindhe frikën që rrinin pezullmbi zemrën tëndejavëve të fundit

Marshimi drejtJerusalemit ështëi vështirëme të gjitha këtoparandjenjatë zeza.Jezus, tipërpiqesht`u flasështë dymbëdhjetëvepër frikënishte duke ta mbushurzemrënmiqtëdo të të tradhtojnëdhedo të të dorëzojnëte armikudo ta dëgjoshdëniminme vdekjedo të pësoshpadrejtësi, fyerje,poshtërimdo të pësoshmundimin e frushkullimit dhenë funddo të përballesh mevdekjene tmerrshmenë kryq.

O Zotky është kelku që ti do ta pishMa jep forcënqë të të përgjigjem pozitivisht nëse më kërkon qëunë ta ndaj atë me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »