A besoj më shumë te njerëzit a te Zoti?

Mar 21 • Meditimi i ditës

21 mars 2019 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 17,5-10; Ps 1,1-4.6; Lk 16,19-31)

 

Prania e Hyjit
“O Zot, pranverë në shkretëtirë, strehë në vapë.”

Si po ndihesh kur po e fillon këtë lutje sot?

A je duke u ndier sikur je në një shkretëtirë të thatë, të rëndë, apo si në një tokë të harlisur, jeshile, pjellore dhe jetëdhënëse?

Apo ndoshta diku në mes?

Hyr tani në praninë e Hyjit dhe shijoje atë prani, praninë e krijuesit tënd të dashur, burimin e të gjithë jetës.

 

Liria

Lutem për hirin e shenjtë

që t`i harroj brengat vetjake,

që të jem i/e hapur ndaj asaj çka Hyji kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi
Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.

A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.

Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.


Jer 17,5-10

 

5 Kështu thotë Zoti:

Qoftë mallkuar ai njeri që në njeriun shpreson,

ai që mbështjetjen e vet e ka në njeriun

e zemra e tij largohet prej Zotit.

6 Ai do të jetë porsi marena në shkretëtirë:

nuk sheh kurrë asnjë të mirë,

i shkon ditët në thatësirën e shkretëtirës,

në tokë të kriposur, të pabanueshme.

7 Qoftë bekuar ai që shpreson në Zotin,

Zoti do të jetë shpresa e tij.

8 Ai do të jetë porsi druri

i mbëltuar në breg të ujit,

që kah përroi i lëshon rrënjët

e s’do të trembet kur të vijë zhegu:

gjethi i tij do të jetë i blertë.

Për vit thatësie nuk merakoset,

nuk pushon së dhëni fruta.

9 Më dinake se çdo gjë tjetër është zemra,

e pashërueshme;

kush është ai që mund ta njohë?

10 Unë, Zoti, shqyrtoj zemrën, sprovoj veshkat,

i jap secilit sipas sjelljes së tij,

sipas fryteve të veprave të tij.


Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Nëse ke jetuar ndonjëherë në një klimë të nxehtë dhe të thatë, e di se sa i çmueshëm është uji. E di se si duken marenat, shkurret në shkretëtirë. Pse Jeremia e përdor këtë imazh në leximin e sotëm? Çfarë i mungon “shkurres në shkretëtirë”, që edhe mua më mungon edhe kur i besoj “thjesht njerëzve vdekatarë” në vend të Zotit?
  • A ka mënyra me të cilat kam “besuar tek njerëzit vdekatar” dhe e kam bërë “vetëm mishin” si forcë time? A mund t`i kujtoj kohërat kur e kam bërë këtë? – dhe si ndihet njeriu?
  • Por pastaj profeti e paraqet të njëjtën klimë të nxehtë dhe të thatë dhe na jep pamjen e “një peme i mbëltuar në breg të lumit”, për të përshkruar ata që “besojnë në Zot”. A je kjo ti? A është kjo si do të doje të ishe? A po e ndjen se “kah përroi po i lëshon rrënjët“? Apo e ke të vështirë të besosh te Zoti?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin dhe e dëgjon Zotin duke të të thënë: “Unë, Zoti, shqyrtoj zemrën, sprovoj veshkat, i jap secilit sipas sjelljes së tij, sipas fryteve të veprave të tij“, cilat mendime të shfaqen?

 

Bashkëbisedimi

Çfarë dëshiron t`i thuash tani Zotit?

Çfarë mund të të thotë Zoti sot?

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Shkrimi shenjtë përdor gjuhë figurative, parabola (krahasim) e kontrasteve mahnitësepor mesazhi qendrorështë shumë i thjeshtë: të jeni vigjilentëndaj nevojave që i keni para hunde.

Fjala e Zotit nga dëgjuesit pret që t`i hapin sytë për të parë atë që ndodh rreth tyreqë t`i hapin veshët për ta dëgjuar urdhrin e thjeshtë të Ungjillit: Duaje të afërmin tënd. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »