Akademi solemne në 70 – vjetorin e lindjes së Mons. Lush Gjergji

Mar 21 • Kisha në Kosovë

Sot, më 21 mars 2019, në Qendrën BogdaniPolis, pranë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të festohet 70 vjetori i lindjes i Don Lush Gjergjit, prift, shkrimtar e publicist, dhe biografi më i njohur shqiptar i Shën Nënë Terezës.

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, ka organizuar një program festiv me të cilin do të shënohet ky përvjetor:

  1. Ora 16:00 Akademi solemne mbi jetën dhe veprën e Mons. Lush Gjergjit, ku do të pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e shumanshme nga bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë të Don Lushit.
  2.  Ora 18:00 – Mesha e Shenjtë në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
  3. Ora 19:00 Darkë miqësore për bamirësi. 

Ad multos annos Mons. Lush Gjergji! Revista jonë Drita dhe gjithë bashkëpuntorët tanë të urojnë të keni edhe shumë vite me shëndet, bekime e suksese në shërbimin e Juaj baritor e krijues!

 

– – – – – – – – – – –                      

Biografi e shkurtur për jetën dhe veprën e Mons. Lush Gjergji?

Mons. Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, ka lindur më 21 mars 1949 në Stubëll të Epërme. Shkollën fillore, katër vitet e para, i kreu në vendlindje, vitin e pestë në Viti, tri vitet e fundit në Zhegër. Gjimnazin klasik në Dubrovnik (1963-1967), vitin e parë të filozofisë në Split (1967-1968), ndërsa vitet tjera dhe magjistrimin në filozofi,  diplomimin në teologji po ashtu  në Romë në Universitetin Papnor Urbaniana (1968-1973).

Paralelisht në Universitetin shtetëror të Romës «La Sapienza» ka studiuar dhe doktoruar psikologjinë në vitin 1975 me temën “La donna albanese” (Gruaja shqiptare), që është botuar edhe në gjuhën shqipe “Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri”.

Vite me radhë redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetaro-kulturore DRITA, si dhe i shtëpisë botuese katolike DRITA me seli në Ferizaj, më vonë në Prizren, tani në Prishtinë. Ka shërbyer në këto famulli: në Ferizaj  (1975-1993), në Binçë (1993-2006), në Prizren (2007-2009). Aktualisht është Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë Prizren-Prisntinë me seli në Prishtinë.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Gazetarëve dhe Publicistëve Katolik të Evropës dhe anëtar i Akademisë Europiane.

Ka botuar në gjuhën shqipe:

  1. Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri (1977, 1990).
  2. Krishti ndër ne (katekizëm, 1978, 1991).
  3. Nëna jonë Tereze (1980,1990); vepra është botuar edhe në këto gjuhë: kroatisht (1982, 1990), sllovenisht (1993), italisht (1993), frëngjisht (1995), spanjisht (1988), hungarisht (1990), anglisht (1992).
  4. Kah toka e premtuar (katekizëm, 1985, 1991).
  5. Zoti kujdeset për popull (katekizëm, 1985, 1991).
  6. Lule për Nënën – monografi kushtuar Nënës Tereze (1986); italisht (1989).
  7. Krishti me ne (katekizëm, 1988, 1991).
  8. Dashuria në vepër: Nëna Tereze (1992; 2010).
  9. Fitorja e kryqit (1992).
  10. Dëshmitarët e Krishtit (katekizëm, 1992).
  11. Shna Ndou – Shenjti i botës (1995).
  12. Atenagora – profet i bashkimit (1995); ribotimi në Shtëpinë botuese “55”në Tiranë (2000).
  13. .J ezusi ndërron jetën tonë (1997).
  1. Zëri i heshtjes (1997).
  2. Gonxhja jonë – Nëna e botës (1998).
  3. Nëna e dashurisë, 2000; 2011.
  4. Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Poezi dhe Uratë, zgjodhi: Dr. Don Lush Gjergji (1998; 2000; 2003).
  5. Jeta dashuria shërbimi, (2001).
  6. Zbulimi i Zotit dhurata më e çmuar (2002).
  7. Prej dashurisë në DASHURI, (2005).
  8. “I PAVDEKSHMI” Gjon Pali II (2006).
  9. Dashuria nuk dashurohet, (2006).
  10. Shën Pali – Apostulli i Popujve, (2009).
  11. Imzot Nikë Prela, Njeriu i Zotit, Kishës dhe Popullit (2010).
  12. Shenjtëresha e Dashurisë – Nëna Tereze (2010).
  13. Të ftuar dhe të dërguar (2012).
  14. Dashuria që nuk vdes, (2013).
  15. Miqtë e mi në amshim, 2015
  16. Të mëshirshëm porsi Ati (2016)
  17. Jeta, Dashuria, Dëshmia. Përshpirtëria e Nënës Tereze, (2016).
  18. Shenjtëresha e Dashurisë, (2017)

 

Në gjuhën italiane:

  1. La donna albanese (disertacioni i dokturanturës në psikologjinë shoqërore, 1975).
  2. Tutta la nostra vita è dire “Grazie” e “Perdono”, (1989, 2003, 2006).
  3. Madre della carità , dy vëllime, (1990; çdo vit disa ribotime).

 Vepra është botuar edhe në këto gjuhë: anglisht (1991), spanjisht (1992), frëngjisht (1993), polonisht (1994), gjermanisht (1995), shqip (2000); kroatisht (2007); sllovenisht (2008).

  1. Vivere amare testimoniare (La spiritualità di Madre Teresa), dy vëllime, 1995; botimi anglisht (1998), polonisht (1999).
  2. Resistenza nonviolenta nel Kossovo (1993, 1996).
  3. Non potete costringgerci ad odiare (1996).
  4. Kossovo, un popolo che perdona (1997).
  5. Kossovo un popolo per la riconciliazione (1999).
  6. L’amore che non muore, dy vëllime (1998, 2010).
  7. Kossovo non violenza per la riconciliazione (1999).
  8. Madre Teresa, L’ amore in azione (2002; 2003), polonisht (2002; 2003, 2009);  litvanisht (2003); anglisht (2010).
  1. Sant’Antonio, il santo del mondo, (2006), sllovenisht (2008), anglisht (2009); polonisht (2010).
  2. Un Santo per tutti, Sant’ Antonio, 2010.
  3. La Santa dell’Amore – Madre Teresa (2010); italisht (2010); anglisht (2010); polonisht (2010); rumanisht (2010).
  4. Nikë Prela, Uomo di Dio, della Chiesa e del Popolo (2010).

 

Në gjuhën kroate:

  1. Majka Terezija, (1982, 1990).
  2. Zivot je nas hvala i oprosti (1984, 1986); italisht (1989, 2003, 2006).
  3. Zivjeti ljubiti sluziti (1987).
  4. Pjevaj i putuj (1988).
  5. Glas sutnje (1990).
  6. Pobjeda kriza (1995).
  7. Ljubav na djelu: Majka Terezija (1995).
  8. Ljubav nije ljubljena (1995).
  9. Živjeti s Kristom (1997).
  10. Ljubiti s Marijom (1997).
  11. Svjedočitit s Crkvom (1998).
  12. Zraka Božje ljubavi (1998).
  13. Pozvani na zajedništvo (2001).
  14. Majka Terezija, Bog ljubi danas preko nas, Pjesme i Molitve, priredio i preveo: Lush Gjergji, 2003; sllovenisht (2009).
  1. Jedna Majka za sve: Majka Terezija /2009/.
  2. Majka Ljubavi, (2007).
  3. Velikani XX. Stoljeca. Ljubav koja ne umire, (2007).

Ka botuar 60 tituj të ndryshëm me karakter psikologjik-shoqëror, katekistik, monografik, përshpirtëri, në veçanti 15 libra kushtuar jetës, veprës dhe përshpirtërisë së Nënës Tereze.

Shkruan në gjuhën shqipe, italishte dhe kroate.

Veprat e Don Lush Gjergjit janë të botuara në shumë gjuhë: Shqip (27); Italisht (15); Kroatisht (17); Anglisht (10); Frëngjisht (3); Spanjisht (3); Sllovenisht (5); Gjermanisht (2); Polakisht (5); Hungarisht (2);  Rumanisht (1)./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »