Njerëzit që nuk më hyjnë në punë?

Mar 22 • Meditimi i ditës

22 mars 2019 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 37,3-4.12-13a.17b-28; Ps 105,16-21; Mt 21,33-43.45-46)

 

Prania e Hyjit

`Hyji zgjodhi të marrët në sy të botës për t’i turpëruar të mençurit dhe të dobëtit në sy të botës i zgjodhi Hyji, për t’i turpëruar të fortët.` (1 Kor 1,27)

Ndërsa hyj në lutje tani, a mund të harroj për një çast se si më shikon bota dhe ta sjell veten para Hyjit që më do dhe më ka zgjedhur, me gjithë marrëzinë dhe gjithë dobësinë time?

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha do të jenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha të mirat që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.


Mt 21,33-43.45-46

 

33 “Dëgjojeni shëmbëlltyrën tjetër:

Ishte një zot shtëpie që kishte mbjellë një vresht. E thuri me gardh, punoi shtrydhësin e rrushit, ndërtoi kullën, ua dha vreshtarëve ta punojnë për gjysmë dhe shkoi në vend të huaj.

34 Kur u afrua koha e të vjelave, dërgoi te vreshtarët shërbëtorët e vet për të marrë frytin që i takonte. 35 Vreshtarët i kapën shërbëtorët: njërin e rrahën, një tjetër e mbytën e një tjetër e vranë me gurë. 36 Prapë dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, porse edhe atyre ua bënë ashtu.

37 Në fund dërgoi të birin duke menduar: ‘Do të kenë nderim ndaj djalit tim!’ 38 Porse vreshtarët, kur e panë djalin i thanë njëri‑tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim dhe neve do të na mbesë pasuria e tij.’ 39 E kapën, e qitën jashtë vreshtit dhe e vranë.

40 Tashti, kur të vijë i zoti i vreshtit, çka do t’u bëjë këtyre vreshtarëve?”

41 Iu përgjigjën:

“Të këqijtë do t’i shfaros keqas e vreshtin e vet do t’ua japë vreshtarëve të tjerë, të cilët do t’i japin frytin posa të vijë koha e të vjelave.”

42 Jezusi u tha:

“A nuk e lexuat asnjëherë në Shkrimin e shenjtë:

‘Guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit

u bë guri i këndit;

kjo është vepër e Zotit,

sa mrekulli në sytë tanë!’

43 Prandaj ‑ po ju them ‑ juve do t’ju hiqet dore Mbretëria e Hyjit e do t’i jepet një populli që i prodhon frytet e saj!”[44].

45 Kryepriftërinjtë e farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e morën vesh se po fliste për ta. 46 Kërkonin ta zinin, por druanin popullin sepse e mbante për profet.


Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Në këtë pikë në kohën e Kreshmës, jemi vetëm disa javë larg nga zhvillimi i dramës solemne të vuajtjes dhe vdekjes së Jezusit. Në këtë ungjill, Jezusi është duke folur me autoritetet fetare që së shpejti do ta sjellin ekzekutimin e tij; por shëmbëlltyra që ai e tregon ka të bëjë me mënyrën se si ata po e shmangin vullnetin e Hyjit, duke e hedhur poshtë projektin e Hyjit. Kë e ka ndër mend Jezusi dku flet për pronarin e tokave, qiramarrësit? Çfarë përfaqëson vreshti?
  • Jezusi flet për “gurin që ndërtuesit e hodhën poshtë”, që bëhet “guri i qoshes – guri i këndit” – duke nënkuptuar (më shumë se nënkuptuar) se shërbëtori i vërtetë i Hyjit mund të kthehet të mos jetë ai që presim, por ai që e hedhim poshtë, personi që ne as s` e mendojmë të denjë ta marrim para sysh. Kush janë njerëzit që unë mendoj se aspak nuk janë të denjë t`i marr para sysh? Njerëzit që nuk më hyjnë në punë – nuk më intereson për ta? A mund ta përfytyroj për një çast se si mund të jenë ata pjesë e planit të Hyjit – një plan që po e hedh poshtë?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin, dëgjo se si po të flet Hyji. A ka diçka që Hyji po kërkon ta bësh sot? Bisedo me Zotin sa më lirisht që mundesh.

 

Bashkëbisedimi

Me fjalë tua, tregoji Zotit se çfarë ka shkaktuar kjo në zemrën tënde, si ke reaguar, ose si dëshiron t`i përgjigjesh fjalës së tij.

 

Përfundimi

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Ne jemi vreshtarët në këtëshëmbëlltyrë. Hyji ka siguruar gjithçka që kemi nevojë për të çuar përparavreshtin tonë. Hyji na jep lirinë për të menaxhuar vreshtin siç dëshirojmë e zgjedhim nepor – ai ështëvreshti i HyjitDuhet të jemi të ndjeshëm se çka dëshiron Hyji prej neshKjo është lutja: ta njohim atë që Hyji dëshiron me jetën tonë.

Çfarë frytesh do të të jap, o Zot? Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »