Zoti na fton të dalim nga zona e “sigurisë”

Mar 25 • Meditimi i ditës

25 mars 2019 – E hënë, Lajmërimi i Zotit (e kremte), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 7,10-14; Ps 40,7-11; Heb 10,4-10; Lk 1,26-38)

 

Prania e Hyjit

Tashti të gjitha mendimet po i drejtoj kah ti, o Zot.

Po i lë anash të gjitha brengat dhe preokupimet e mia

dhe kërkoj pushim dhe këndellje në afërsinë tënde.

 

Liria

Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.

Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i/e lirë nga lakmia dhe egoizmi.

Ma përkujto se gjërat më të mira në jetë janë falas – gratis.

Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.

 

Ndërgjegjësimi

Të jesh i vetëdijshëm për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i/e vetëdijshëm/e se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetvetenpër të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar lëvizjet e zemrës sate. Mbylli sytënjë moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


Lk 1, 26-38

26 Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, 27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.

28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:

“Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç’do të thotë kjo përshëndetje.

30 Por engjëlli i tha:

“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!

31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.”

34 Atëherë Maria i tha engjëllit:

“Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”

35 Engjëlli iu përgjigj:

“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë ‑ Biri i Hyjit. 36 Dhe ja, Elizabeta, kushërira jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, pret t’i lindë djali. Ajo që mbahet beronjë, është në të gjashtin muaj. 37 Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!

38 Atëherë Maria tha:

“Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”

Atëherë engjëlli u largua prej pranisë së saj.


Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Sapo e patëm harruar të gjithë Krishtlindjen, e dëgjojmë përsëri historinë e Marisë dhe të engjëllit. Është e lehtë të harrosh se, për Marinë, kjo histori mori nëntë muaj që të shpaloset. Në mars presim ardhjen e pranverës, ngritjen e jetës së re. Pas takimit me engjëllin, Maria priste me durim që jeta e re e Hyjit të rritet brenda saj. Si e ndien veten, kur të duhet të presësh? – kur të duhet të presësh që Hyji të veprojë?
  • Çdo lëvizje e re në rrethanat tona, çdo ndryshim, mund të na lërë të hutuar dhe të vë në pikëpyetje. Modelet e njohura të japin një ndjenjë sigurie; në metodat e provuara dhe të besuara njeriu mund të mbështetet. Por këtu Zoti është duke bërë një gjë të re, duke i kërkuar Marisë të dalë nga zona e sigurisë. Zoti e bën këtë gjatë gjithë kohës, duke ftuar: ‘Eja dhe shih’, ‘Eja dhe më ndiq’, ‘Eja dhe rreziko’. Kur të është dashur të rrezikosh, si kjo ngjarje? Si e ke ndier veten?
  • Ndërsa e dëgjon këtë histori përsëri, imagjinoje veten në vend të Marisë. Si e ndjeu atë pritje – dhe atë pranim të rrezikut – Maria?

 

Bashkëbisedimi

Si lidhet e gjithë kjo me ty?

A je gati për Hyjin që të bësh një gjë të re, në jetën tënde?

Ndoshta është duke t’u kërkuar të presësh. Ndoshta po të kërkohet të hidhesh në të panjohurën, t’i lëshohesh të huajës.

Bisedo me Hyjin për çdo shpresë ose frikë që e vëren brenda teje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Lutja është kohëkur ne e pranojmëqë Hyji të lindë në ne. Momentet mund të jenë”lajmërim” – i madh o i vogël. Fara e Hyjit është e lindur në ne në momentin e lindjes sonë, dhe lutja është një prej mënyrave për të siguruarrritjen e kësajfare.

Jezusi lindndër ne, atje ku dashuria, mëshira dhe gjithçka që është e rëndësishme për Hyjin bëhet e gjallë në botë.  Të falemi Mari…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »