Emërohet Delegati i ri Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mons. Jean-Marie Speich
Më 19 mars 2019, në festën e Shën Jozefit, Papa Françesku ka emnue Nuncin e ri Apostolik në Slloveni dhe Delegatin Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mons. Jean-Marie Speich, argjipeshkëv titullar i Sulci.
Sh. T. Mons. Jean-Marie Speich, ka lindur më 15 qershor 1955 në Strasburg, Francë, prej prindërve Antoine Xavier Speich dhe Marie Thérèse Goetz.
Formimi:
1966-1974: Seminar për të rinj, Walbourg
1976 – 79 dhe 1982-198: Universiteti i Shkencave Humane, Straburg
1980-82 dhe 1984-86: Universiteti Papnor Gregoriana, Roma
1984-86: Akademia Papnore, Roma
Diplomat dhe gradat akademike:
1974: Bachelor, Strasburg
1979: Master në Teologji, Strasburg
1982: Master në Teologjinë Dogmatike, Romë
1984: Master në të Drejtën Kanonike, Strasburg
1986: Doktoraturën në të Drejtën Kanonike, Romë
1986: Diplomë në Akademinë Papnore, Romë
Shugurimi meshtarak: 9 tetor 1982
Shërbimi pastoral: 1982084: vikar i famullisë St. Vincent de Paul, Strasburg
Shugurimi ipeshkvor: 24 tetor 2013 nga Papa Françesku, me titullin argjipeshkëv titullar i Sulci.
Shërbimi diplomatik në Selinë e Shenjtë (Vatikan):
1986-87: Punonjës në Nunciaturën Apostolike në Haiti
1987-89: Sekretar i klasës së dytë në Nunciaturën Apostolike në Haiti
1989-90: Sekretar i klasës së dytë në Nunciaturën Apostolike në Nigeri
1990-91: Sekretar i klasës së parë në Nunciaturën Apostolike në Nigeri
1991-93: Sekretar i klasës së parë në Nunciaturën Apostolike në Bolivia
1993-94: Revizor i Nunciaturës Apostolike në Bolivia
1994-95: Revizor i Nunciaturës Apostolike n ë Kanada
1995-98: Këshilltar i klasës së dytë në Nunciaturën Apostolike në Gjermani
1998-99: Këshilltar i klasës së dytë në Nunciaturën Apostolike në Britaninë e Madhe
1999-01: Këshilltar i klasës së parë në Nunciaturën Apostolike në Britaninë e Madhe
2001-04: Këshilltar i klasës së parë në Nunciaturën Apostolike në Egjipt
2004-06: Këshilltar i klasës së parë në Nunciaturën Apostolike në Spanjë dhe në Principatën e Andores.
2006-08: Këshilltar i klasës së parë në Nunciaturën Apostolike në Kubë
2008-13: Përgjegjës për Seksionin Frankofon në Sekretarinë e Shtetit, Qyteti i Vatikanit
2013-19: Nunc Apostolik në Ghana
Më 19 mars 2019, Papa Françesku e emëron Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik për Kosovë, duke e zëvendësuar nuncin e mëparshëm Mons. Juliusz Janusz, i cili vitin e kaluar kishte shkuar në pension dhe kishte përfunduar shërbimin e tij diplomatik në Selinë e Shenjtë.
Gjatë shërbimit të tij diplomatik ka marrë pjesë në misione të veçanta të Selisë së Shenjtë, herë si delegat e herë si përgjegjës, udhëheqës, anëtar apo pjesëmarrës, si dhe është shpërblyer me çmime nderi të ndryshe nga Kisha dhe institucione civile për veprimtarinë e tij.
Fletë frëngjisht, gjermanisht, italisht, anglisht dhe spanjisht.
E falënderojmë Selinë e Shenjtë, posaçërisht Papa Françeskun, që vazhdon të tregojë kujdes ndaj Vendit dhe Kishës sonë në Kosovë. /drita.info
« Si lutesh kur je në një situatë të vështirë? Mësuesi më i mirë në botë për vitin 2019 është Atë Peter Tabichi, fitues i “Global Teacher Prize 2019” »