Mësuesi më i mirë në botë për vitin 2019 është Atë Peter Tabichi, fitues i “Global Teacher Prize 2019”

Mar 27 • Kulturë

Prifti françeskan nga Kenya, pedagog i matematikës dhe fizikës, ka fituar çmimin prestigjioz “Global Teacher Prize 2019”, i cili e shpall mësuesin më të mirë në botë dhe fiton $1 milion dollar. Atë Tabichi kishte dhuruar 80% të pagës së tij për studentët që nuk kishin pasur mundësi të blejnë librat dhe të paguajnë shkollën.

 

Atë Peter Tabichi, pedagog i shkencës dhe matematikës në shkollën Keriko në fshatin Pwani në Kenya, e ka fituar çmimin prestigjioz “Global Teacher Prize 2019”, të cilin për çdo vjet e ndan Varkey Foundation për pedagogët më të dalluar për nga metodat edukative në të gjitha kontinentet.

Atë Tabichi, prift françeskan 36 vjeçar, ka dhanë 80% të pagës së tij që të ndihmonte studentët e tij të varfër që mos të braktisin shkollën. “Shkolla dhe shkenca për këta studentë është çelësi për të ardhmen e tyre” – ishte shprehur ky mësues i ri  në Dubai gjatë pranimit të këtij çmimi, i cili ka vlerën prej $1 milion dollar.

Përkundër kushteve të vështira në të cilat jeton ky frat dhe shkolla e tij, vetëm një kompjuter, pa lidhje interneti, numri i stërmadh i nxënësve në një klasë, deri në 80 veta, nxënësit e profesorit keniot kanë fituar kompeticione të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, në mesin e të cilëve Royal of Chemistry në Britanin e Madhe.

Arritja e këtij pedagogu është edhe më e madhe kur kihet parasysh se shkolla e tij ka vetëm një kompjuter dhe raporti nxënës mësues është 58-1. Çdo i treti nxënës është jetim ose pa njërin prej prindërve, 95% jetojnë në varfëri, e disa prej tyre duhet të ecin këmbë 7km për të shkuar për çdo ditë në shkollë.

Përveç mësimdhënies në shkollë Atë Peter Tabichi ka krijuar Klubin e Paqes, i cili ka mision për të zbutur tensionet mes etnive në fshat, duke i bindur edhe prindërit e fëmijëve femra që të mos t’i martojnë në moshën e mitur, por t’i dërgojnë në shkollë për t’u përgatitur për metodat e kultivimit të kulturave të ndryshe kundër urisë, për jetë më të pavarur dhe një të ardhme më të sigurt në një botë kur dominon varfëria, konfliktet mes etnive dhe fiseve, si dhe diskriminimi i theksueshëm ndaj femrës./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »