Ku duhet të kthehesh në vendin ku duhet të jesh?

Mar 29 • Meditimi i ditës

29 mars 2019 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Oz 14,2-10; Ps 81,7-11b.14.17; Mk 12,28b-34)

 

Prania e Hyjit

Në heshtjen e qenies sime më intime,
në fragmentet e unitetit tim shumë të dëshiruar,
a mund ta ndiej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?
A mund të më kujtohet kur e kam ndier afërsinë e Hyjit;
kur kemi ecur së bashku, duke i lejuar që të jem i/e përqafuar nga dashuria e Hyjit?

 

Liria

“Ejani tek unë, të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë; e unë do t’ju çlodh – në mua do të gjeni pushim”, thotë Zoti.

Cilat janë punët me të cilat jam i/e preokupuar, gjatë kohës që po përpiqem të lutem sot?

Cilat janë ngarkesat, barrët që jam duke i mbajtur?

Në fillim të kësaj lutje, e marr këtë moment për t’i vendosur të gjitha shqetësimet e mia dhe të gjitha barrët e mia në duart e Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

Ku, në ç` gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?

Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,

a jam i/e aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?

Nëse i kam vërejtur këto lëmi,

do të vendosi që në të ardhmen do të siguroj për to hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje fragmentin e sotëm biblik

dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.


 

Oz 14,2-10

 

Kështu thotë Zoti, Hyj:

2 Kthehu, o Izrael, te Zoti, Hyji yt,

faji yt që more në thua!

3 Bëni gati fjalët e lutjes

edhe kthehuni kah Zoti

e thoni: ‘Na shlyej fajet,

prano të mirën që mund të bëjmë

e do të kushtojmë frytin e buzëve tona.

4 Asyria s’do të na shpëtojë,

kalit në shpinë nuk do t’i hipim

as s’do t’i thërrasim më ‘Hyjnitë tona!’

veprat e duarve tona,

sepse në ty

bonjaku e gjen mëshirën.’

5 “Do t’ua shëroj pabesnik’rinë,

do t’i dua me bujari,

sepse m’u largua zemërimi prej tyre.

Vesë do të jem për Izraelin,

porsi zambaku do të lulëzojë,

si cedri në Liban do të lëshojë rrënjët.

7 Hapët e drejtë do t’i shtrijë gemat,

bukurinë do të ketë të ullirit,

era e tij erë e Libanit.

8 Do të vijnë të rrinë nën hijen time,

do të bëjnë të përparojë gruri,

porsi vreshti do të ngallisë

verë të përmendur si vera e Libanit.

9 Efraimi ç’ka më me idhuj të përbashkët?

Unë e vështroj e kujdesem për të.

Unë si bredhi gjithmonë i blertë:

prej meje të vjen fryti yt!”

10 Kush është i urtë, t’i marrë vesh këto,

Kush është i mençur, do t’i dijë këto!

Të drejta janë rrugët e Zotit

e të drejtët nëpër to ecin,

ndërsa të këqijtë në to marrin në thua.


Ç` po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • ‘Kthehuni’: Ne e dëgjojmë Hyjin duke na thënë që të kthehemi atje ku duhet të jemi në jetën tonë, duke u kthyer tek vetja jonë e brendshme dhe tek ai. Si mund të fillosh ta bësh këtë? Cilat janë fushat në jetën tënde ku duhet të kthehesh në vendin ku duhet të jesh?
  • Tani, duke menduar për këto fusha në jetën tënde, kundroje atë që ke nevojë, ose dëshiron t’i kërkosh Zotit, të të ndihmojë në udhëtimin tënd të ‘kthimit’.
  • Ndërsa e dëgjon për herë të dytë tekstin biblik, cilat fjalë ose fraza gjejnë jehonë në ty apo të lënë shumë mbresa në njëfarë mënyre?

 

Bashkëbisedimi

Qëndro te frazat që të kanë lënë më shumë përshtypje, duke i kthyer ato në mendjen tënde dhe në zemrën tënde.

Bisedo me Hyjin në bazë të nxitjeve që i ndien në zemrën tënde.

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Lutja e sinqertë, reale, e vërtetë na çon në Mbretërinë e Hyjit – në lutje Mbretëria e Hyjit rritetbrenda nesh.

Lutja që nuk e arrin zemrën, që nuk bëhet me zemër,mund të na lë të thatë, të pakënaqur dhe tëpa interesuar për gjërat e Hyjit.  Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »