A besoj më shumë në drejtësinë time apo në mëshirën e Zotit?

Mar 30 • Meditimi i ditës

30 mars 2019 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Os 6,1-6; Ps 51,3-4.18-21b; Lk 18,9-14)

 

Prania e Hyjit

Teksa jam duke qëndruar këtu, të rrahurat e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji është duke më krijuar vazhdimisht.

Ndalem një moment, dhe bëhem i/e vetëdijshëm/e për praninë e Hyjit në mua.

 

Liria

Lutem për hirin e fesë,

të besoj në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Po i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Po pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

E dëgjoj fragmentin biblik, pastaj do të shoh ç’po ndodh në zemrën time…


 

Lk 18, 9-14

 

9 [Jezusi] u tregoi edhe këtë shëmbëlltyrë për disa që e mbanin veten të drejtë e i përbuznin tjerët:

10 “Dy njerëz u ngjitën në Tempull për t’u lutur: njëri farise e tjetri tagrambledhës. 11 Fariseu, qiri në këmbë, lutej në vetvete kështu: ‘Të falënderoj, o Hyj, që nuk jam porsi njerëzit e tjerë: cuba, të padrejtë, kurorëshkelës, ose ‑ si ky tagrambledhës. 12 Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën e krejt fitesës.’ 13 Kurse tagrambledhësi zuri vend në fund, nuk i bëhej as sytë t’i ngrejë drejtë qiellit, por rrihte kraharorin e vet e thoshte: ‘O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin!’

14 Unë po ju them: ky u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar e jo ai, sepse: kushdo krenohet, do të përvujtërohet ndërsa kush përvujtërohet, do të lartësohet.”


 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Hajt, bëhu i/e sinqertë. Me çka do të lëvdoheshe para Zotit? Ekzistojnë momente kur do t`i thoshim Zotit sa të mirë jemi apo sa të mira i kemi bërë. Prej së larti dimë t`i shikojmë të tjerët dhe ta komentojmë jetën e tyre morale dhe shpirtërore. Kjo është ajo njerëzorja (dhe pamja e fariseut në ne). Mirëpo, nuk është kjo krejt çka mund të themi për marrëdhënien tonë me Zotin.
  • Jezusi nuk e dënoi fariseun. Në fakt, shumë nga ajo që ai bënte është mirë. Megjithatë, lutja e tij është më pak e pranueshme për Hyjin, sepse ai beson në drejtësinë e vet, ndërsa tagrambledhësi plotësisht vihet në mëshirën e Hyjit. Njëri është i fokusuar nëZotin, tjetri në veten e tij.
  • Gjatë kohës që e dëgjon përsëri ungjillin, vë re sesi fariseu nxjerr kënaqësinë e tij nga fakti se ai nuk bën mëkate që bëjnë njerëzit e tjerë. E pra, çështja nuk është se do të bëj diçka, e diçka do të shmang, por është e rëndësishme që të dorëzohem në mëshirën e Hyjit.

 

Bashkëbisedimi

Me anë të kësaj shëmblltyre Zoti po na porosit të shohim, para së gjithash, atë çfarë është e mirë në ne dhe të jemi mirënjohës, sepse na është dhuruar; gjithçka kemi dhe jemi, është dhuratë e Zotit. Kurse lutjen ta përfundojmë me fjalët e tagrambledhësit: “O Zot, ki mëshirë për mua, mëkatarin”, sepse, me gjithë talentet dhe dhuntitë që m’i ke dhënë, ekziston pjesa mëkatare e imja që ka nevojë për mëshirën tënde.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Njëri shkoi në tempull për të lavdëruar vetveten, kurse tjetri për të lavdëruarHyjin! Njëri s`kërkonasgjë, kurse tjetri kërkon gjithçka.

O Zot, faleminderit që e shikon me mirëdashje zemrën e përvuajturdhe na udhëheq për të na çuar prejmendjemadhësisë kah përvujtëria, sepse na do edhe kur jemimendjemëdhenj edhe kur jemi të përvuajtur. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »