I huaj në shtëpinë tënde?(!)

Mar 31 • Meditimi i ditës

31 mars 2019 – E diela 4-të e Kreshmëve (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Joz 5,9a.10-12; Ps 34,2-7; 2Kor5,17-21; Lk 15,1-3.11-32)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.

Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.

Sot dëshiroj vetëm që të jem me ty.

Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.

 

Liria

Do të përpiqem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – raporte, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto raporte dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë dëmtuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Zoti i flet çdonjërit prej nesh personalisht.

Do t`i jap vetes kohë që ta dëgjoj Fjalën e Zotit me mend e zemër,

dhe do të ndalem në atë fjalë a ngjarje që më lë përshtypje, që më flet pikërisht mua.


 

 

Lk 15,1-3.11-32

 

Të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin Jezusit për ta dëgjuar. 2 Farisenjtë e skribët murmurisnin:

“Ky i pranon mëkatarët ‑ thoshin ‑ dhe po ha me ta.”

3 Atëherë Jezusi u tregoi këtë shëmbëlltyrë:

11 Pastaj vijoi:

“Një njeri kishte dy djem. 12 Djali i vogël i tha të atit: ‘Babë, ma jep pjesën e pasurisë që më takon!’ Ai ua ndau pasurinë. 13 Pas pak ditësh, djali i vogël mblodhi çka pati dhe shkoi në dhe të largët e atje e shkapërderdhi pasurinë e vet duke jetuar i dhënë pas vesesh.

14 Kur shpenzoi gjithçka pati, u bë zi e madhe buke në atë vend e djali filloi ta sprovojë skamjen. 15 Atëherë shkoi e u lidh rrogëtar te një njeri i atij vendi. Ky e dërgoi në toka të veta t’i ruajë thitë. 16 E dëshironte ta mbushte së paku ndonjë herë barkun me kokrra çiçibunesh që hanin thitë, por askush nuk ia jepte.

17 Atëherë i erdhën mendtë e thoshte:’ Sa mëditësve të tim eti u tepron buka, kurse unë këtu po vdes urie! 18 Do të çohem e do të shkoj tek im atë e do t’i them: O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje! 19 Nuk jam më i denjë të quhem yt bir; më prano si një ndër rrogëtarët e tu.’

20 U çua dhe mori rrugën të kthehet tek i ati.

Ndërsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashërye, u lëshua me vrap, e përqafoi dhe e puthi. 21 Atëherë i biri i tha: ‘O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir… !’

22 Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: ‘Sillni shpejt petkat më të mirat e vishjani! Vëriani unazën në dorë e sandalet në këmbë! 23 Sillni viçin e majmë e prejeni të hamë e të gëzojmë, 24 sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!’

E filluan të dëfrehen.

25 Djali i tij i madh ndodhi në fushë. Kur u kthye e iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle, 26 thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ndodhi. 27 Ai iu përgjigj: ‘U kthye vëllai yt e yt atë preu viçin e majmë pse iu kthye djali shëndoshë e mirë.’ 28 Ai u zemërua dhe nuk deshi të hyjë brenda. I ati doli jashtë dhe iu lut. 29 Atëherë ai i tha të atit: ‘Ja, unë të shërbej tash sa kohë e kurrë nuk e shkela asnjë urdhër tëndin. E ti kurrë s’më dhe as një edh të gostitem me miqtë e mi. 30 Por, kur të erdhi ky ‑ djali yt ‑ që e prishi pasurinë tënde me lavire, ti ia preve viçin e majmë!’ 31 ’Biro ‑ i tha i ati ‑ ti je gjithmonë me mua, e gjithçka kam, është jotja. 32 Porse, u desh të gëzohemi e të ngazëllohemi, sepse ky ‑ vëllai yt ‑ pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet. ’“


 

 

Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi nuk bënte asgjëpërgjysmë, dhe këtë e prit edhe prej nesh. Ky krahasim, kjo shëmbëlltyrëtregon natyrën e vërtetë të faljes. Kjo është më shumë setë thuash: “Po të falë.” Kjo është të lëvizësh drejtatij që na ka lënduar, ta përqafosh atë person dhe ta mbash atë afër zemre.A ekziston dikush në jetën time që ka nevojë për një falje të tillë?

  • Nëse ke mundësi, shikoje pikturën e mirënjohur të Rembrandt për Birin e Kthimit të Djalit plëngprishës – djalit të humbur. Piktura paraqet babain i cili e përqafon të birin e tij të vogël, të lodhur dhe me ndërgjegje të ngarkuar. Ky imazh së bashku me historinë e sotme na tërheq në thellësi të mëdha njerëzore. Vëreji duart mbi supet e të birit në pikturë: e majta është e fuqishme, e fortë, kurse e djathta e hollë dhe e butë. Duket, në bazë të duarve, se babai dhe nëna e përqafojnë të birin – Zoti si baba dhe si nënë.

  • Gjatë kohës që e dëgjon sërish ungjillin, pyete veten, se a mund t`i lejoj Hyjit që të më thotë: “Ti je gjithmonë me mua, e gjithçka kam, është jotja?”

 

Bashkëbisedimi

Biri që kishte mbetur te shtëpia e kishte humbur ndjenjën për zemërgjerësinë e të atit.

Do ta lus Zotin që të më bekojë me kuptimin jetësor të marrëdhënies sonë.

Zemra e Zotit është plot dashuri ndaj meje. Për çfarë do t’i lutem?

Gëzohem së bashku me Zotin për të gjitha shenjat e jetës, për rizbulimin e gjithë asaj që ka qenë e humbur apo e harruar.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Ky krahasim, gjegjësisht kjo shëmbëlltyrë klasike është një thirrje universale. Personazhi i babait si dhe i të dy djemëve përshkruhen në mënyrë të gjallë dhe të paharrueshme. Përshkrimi i marrëdhënieve mes tyre është psikologjikisht i saktë. Figura qendrore është babai: ai është ai që është “plëngprishës”, “shkapërdar”, jo djali i vogël. Dashuria e babait është e pakufishme dhe e pakushtëzuar. Faleminderit, o Zot. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »