Nga cili drejtim pres që Zoti ‘të shfaqet në skenë’ në jetën time?

Apr 2 • Meditimi i ditës

2 prill 2019 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ez 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-16)

 

Prania e Hyjit

“Ja, para derës qëndroj dhe trokas”, thotë Zotëria.

Çfarë privilegji i mrekullueshëm që Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjitha krijesave dëshiron të vijë tek unë!

Me gjithë zemër e pranoj ardhjen e tij.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

E lexoj paragrafin e Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Dëgjoj me mend e zemër,

dhe vërej fjalën apo shprehjen që më lë përshtypje.


Gjn 5,1-3.5-16

1 Pas disa kohësh ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jerusalem. 2 Në Jerusalem, te Dera e deleve, është një ndërtesë banje, që hebraisht quhet Betsata. Ajo ka pesë treme. 3 Nën to rrinin të shtrirë shumë të sëmurë ‑ të verbër, të çalë dhe të marrë gjymtyrësh. [4]

5 Aty ishte një njeri që ishte i sëmurë prej tridhjetë e tetë vjet. 6 Jezusi, kur e pa ashtu të shtrirë e kur e mori vesh se është për një kohë të gjatë në atë gjendje, i tha:

“A dëshiron të shërohesh?”

7 “Zotëri ‑ iu përgjigj i sëmuri ‑ nuk kam njeri që, kur të tundet uji, të më shtjerë në banjë e, derisa unë ulem, një tjetër zbret para meje.”

8 “Çohu ‑ i tha Jezusi ‑ merre shtrojën tënde dhe ec!”

9 Ai njeri u shëndosh përnjëherë, mori shtrojën e vet dhe ecte.

Ajo ditë ishte e shtunë. 10 Prandaj judenjtë i thoshin të shëruarit:

“Është e shtunë! Nuk ke leje ta mbartësh shtratin tënd!”

11 Ai iu përgjigj:

“Ai që më shëroi, më tha: ‘Merre shtrojën tënde dhe ec!’“

12 Ata e pyetën:

“Kush është ai njeri që të tha: ‘Merre dhe ec?’“

13 Por, i shëruari nuk e dinte kush është, sepse Jezusi u zhduk në popullin që gjendej aty.

14 Më vonë Jezusi e gjeti në Tempull dhe i tha:

“Ja, u shërove! Mos mëkato më, që të mos të të gjejë ndonjë e zezë më e madhe!”

15 Ai njeri shkoi te judenjtë dhe u tha se Jezusi ishte ai që e shëroi. 16 Prandaj judenjtë zunë ta sulmojnë Jezusin, sepse bënte vepra të tilla ditën e shtunë.


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

  • Imagjinoje një moment skenën e kësaj historie… të gjithë ata njerëz të mbledhur atje, te ajo ndërtesë banje, pishinë… Paramendoje se si dukej… çfarë pamje kishte … dhe zhurmën e kësaj skene … dhe erën… dhe vapën…
  • Mendo një çast për të gjithë ata njerëz – disa të shëndoshë, disa të sëmurë … të gjithë duke pritur, duke shpresuar se Hyji do t’i prek në jetën e tyre… disa që dëshirojnë një mrekulli, disa duke shpresuar më gjysmë zemre, duke e ditur se për vite me radhë asgjë nuk kishte ndryshuar dhe duke e ndjer se kjo kurrë nuk do të ndodhë.
  • Pastaj imagjinoje se si dukej për këtë njeri që flet me Jezusin … këtë shërim të menjëhershëm dhe të papritur … Zotin duke hyrë në jetën e tij nga një kënd i papritur, një drejtim i papritur…
  • Ndërsa e dëgjon sërish historinë, imagjinoje edhe një heerë skenënë: nxehtësinë e ditës, pritjet e personazheve dhe mënyrën se si Jezusi thjesht hyn në skenë, dhe papritmas, për atë person, gjithçka ndryshohet.

 

Bashkëbisedimi

Nga cili drejtim, nga cili kënd, pres që Zoti ‘të shfaqeet në skenë’ në jetën time?

Prej cilit drejtim nuk pres që ai të vijë?

A mund të flas me Zotin tani për këtë dhe ta ftoj Hyjin që të hyjë në jetën time në mënyra që mudn të më befasojnë qetësissht?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ti e pyete të sëmurin: a dëshiron të shërohesh. Mund ta marr me mend se si ishte mësuar me sëmundjen dhe kufizimet e tija të pakëndshme. Ti ia zbulove se identiteti i tij nuk është në invaliditetin e tij por në faktin se është fëmijë i Zotit.

O Zot, gjatë kohës që po të lutem të sjellësh liri dhe dritë në jetën time, e pranoj frikën që mund të kem edhe pse, ndoshta, nuk jam i/e ngarkuar në mënyrë të ngjashme.

I sëmuri nuk i është përgjigjur pyetjes tënde, por ta ka rrëfeu historinë e njohur për vështirësitë e veta.

Më ndihmo, o Zot, që të mundohem me të gjitha fuqitë e mia që me vëmendje ta dëgjoj kur më flet Jezusi dhe do të jem i/e kujdesshëm/e që në jetë të mos pranoj çfarëdo porosie demoralizuese. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »