Fjalë të (pa)besueshme

Apr 4 • Meditimi i ditës

4 prill 2019 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dal 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47)

 

Prania e Hyjit

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i gjithçkaje që ekziston, gjithçkaje që është:
Hyji është në çdo rrahje të sime zemër. Ai është në mua, tani.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.

A mund ta shoh ku ka qenë Zoti i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Dëgjoje pjesën e
 Ungjillit të sotëm me mend e zemër
dhe lejoj
vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.


Gjn 5, 31-47

 

31 Nëse unë vetë i bëj dëshmi vetvetes,

dëshmia ime nuk është e vërtetë.

32 Është Një tjetër që bën dëshmi për mua

dhe unë e di:

dëshmia të cilën ai e bën për mua,

është e vërtetë.

33 Ju dërguat disa njerëz te Gjoni

dhe Gjoni e dëshmoi të vërtetën.

34 Unë nuk kam nevojë për dëshmi të njeriut,

por ua përmend këtë që ju të shëlboheni.

35 Gjoni ishte dritëz që digjej e ndriçonte,

por juve ju pëlqeu të kënaqeni në atë dritë vetëm për një çast.

36 Por unë e kam një dëshmi

më të madhe se atë të Gjonit:

veprat që Ati m’i besoi për t’i kryer;

pikërisht këto që unë kryej,

dëshmojnë për mua

se më dërgoi Ati.

37 Edhe Ai që më dërgoi ‑ Ati,

vetë Ai dëshmoi për mua!

Ju kurrë s’e dëgjuat zërin e tij,

kurrë s’e patë fytyrën e tij;

38 as fjala e tij nuk banon në ju,

sepse nuk i besoni atij,

që ai e dërgoi.

39 Ju i shqyrtoni Shkrimet

sepse mendoni me anë të tyre të keni jetën e pasosur;

edhe ato, pra, dëshmojnë për mua,

40 e ju, prapë se prapë nuk doni të vini tek unë,

që ta keni jetën.

41 Nuk kërkoj lavdi prej njerëzve,

42 po ju njoha deri në palcë:

nuk e keni në vetvete dashurinë e Hyjit.

43 Unë erdha në Emër të Atit tim

e ju nuk më pranoni;

po erdhi ndonjë tjetër në emër të vet,

atë do ta pranoni!

44 Po si mund të besoni ju,

ju që kërkoni lavdi prej njëri‑tjetrit,

e nuk e kërkoni lavdinë që vjen prej Një Hyji të vetëm?

45 Mos t’ju shkojë në mend se do t’ju padis tek Ati!

Paditësi juaj është Moisiu,

në të cilin shpresoni.

46 Për të vërtetë, po t’i besonit Moisiut,

do të më besonit edhe mua,

sepse ai për mua shkroi.

47 Por, nëse nuk u besoni Shkrimeve të tij,

si do t’u besoni fjalëve të mia?”


Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kush është Jezusi? Kjo është pyetja qendrore e paraqitur në leximin e sotëm. Përgjigjja varet nga lidhja e Jezusit me Hyjin që e quan Ati i tij. Pyetja tjetër është: Kush (ose çka) dëshmon për Jezusin? Gjoni ungjilltar përmend katër dëshmitarë: Gjon Pagëzuesin, veprat e Jezusit, Atin dhe Shkrimet e shenjta. A e kupton këtë lloj debati?
  • Kush është Jezusi? Gjoni ungjilltar e trajton këtë çështje nga pikëpamja fetare dhe kulturore hebraike.
  • Si do t’i përgjigjeshe kësaj pyetjeje nga pikëpamja jotej, nga përvoja jote – kush është Jezusi për mua?
  • E dëgjoj edhe një herë pjesën e ungjillit dhe shoh se ç`po ndodh në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi
Zot
, ti më njeh  mirë se unë e njoh veten time
Shpirti
 yt e përshkon çdo moment të jetës sime
Faleminderit për
 hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua
Faleminderit për
 ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time
Më fal
 për momentet kur kam refuzuaratë ftesëdhe e kam mbyllur veten para teje
Më ndihmo
 që gjatë ditës të vijta njoh praninë tënde në jetën timetë ta çelzemrënqë të lejoj të veprosh në mua,për lavdinë tënde më të madheAmen.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezusi iu drejtohet atyre që mundoheshin për ta urryer. Ua kujton gjithçka kishin parë, dëshmitarët që kishin dëgjuar si dhe fjalët e profetëve.

Ndërsa i vështroj “argumentet” me të cilat Jezusi më tërheq, do ta lus që të ma japë një besim të thellë.

Kur besoj në Jezusin që është dërguar prej Zotit, fjala e Zotit është e gjallë në mua.

Do ta dëshmoj atë Fjalë kur flas e kur veproj në jetën time të përditshme. Ati ynë

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »