(Para)gjykimet pengojnë njohjen e mirëfilltë

Apr 5 • Meditimi i ditës

5 prill 2019 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Urt 2,1a.12-22; Ps 33; Gjn 7,1-2.10.25-30)

 

Prania e Hyjit

Gjatë kohës ndërsa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i të marrit frymë, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht.

Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.

 

Liria

Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.

Ma jep hirin, o Zot, që të mund të jem i/e lirë nga lakmia dhe egoizmi.

Ma kujto se gjërat më të mira në jetë janë falas – gratis.

Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
pranon
shëron dhe ripërtërin
mund të
 jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e djeshme?
Si po e ndiej
 veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar
, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj
 ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Gjn 7,1-2.10.25-30

 

1 Pastaj Jezusi vazhdoi të përshkojë Galilenë.

Nuk donte të shkojë në Jude, sepse judenjtë e kërkonin për ta vrarë. 2 Ishte afruar festa e judenjve, ajo e Tëbanave.

10 Pasi shkuan vëllezërit e tij në festë, shkoi edhe ai, jo ballafaqe, por si fshehtazi.

25 Atëherë disa jerusalemas thanë:

“Po a nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin? 26 Dhe ja, ky po flet ballafaqe dhe askush s’po i thotë gjë! A thua mos pranuan edhe krerët se është Mesia? 27 Por këtë e dimë se prej nga është e, kur të vijë Krishti, askush s’do ta dijë se nga është.”

28 Atëherë Jezusi, që po mësonte në Tempull, foli me zë të lartë:

“Po, ju më njihni

dhe e dini se nga jam!

E pra, unë nuk erdha prej vetvetes:

por është Një i Vërtetë që më dërgoi,

të cilin ju s’e njihni.

29 Unë e njoh Atë,

sepse jam prej tij

dhe Ai më dërgoi.”

30 Që atëherë kërkonin ta zënë, por askush s’vuri dorë mbi të, sepse ende nuk kish ardhur koha e tij.


Çka dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Festa e Tëbanave ishte një kujtesë për endjen e popullit izraelit përmes shkretëtirës, pjesë e eksodit, daljes së parë. Vdekja dhe ringjallja e Jezusit do të jetë e dalja e dytë.
  • Gjoni përdor shpesh nivele të ndryshme të kuptimit apo edhe shprehje me dy kuptime. Prej nga vjen Jezusi? Sigurisht – nga Nazareti! Por Jezusi pohon se është “prej Hyjit”, sepse ai është dërguar.
  • Gjatë kohës që e dëgjon sërish pjesën e Ungjillit vë re sa shpesh i referohet Hyjit (ose Atit) në Ungjillin e Gjonit si “ai që më ka dërguar”.

 

Bashkëbisedimi

A mund të themi se edhe ti edhe unë jemi «të dërguar» meqenëse Hyji është edhe Ati ynë? Bisedo për këtë me Zotin.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Me festën e Tëbanave festohej endja dyzetvjeçare hebraike nëpër shkretëtirëJeta është projektuar si një udhëtim i ynë kah Toka e Premtuartani jemi duke përjetuar egërsinë dhe shkretëtirën.

Njerëzit mendonin se e dinin se kush ishe, Jezus, dhe prej nga vijeShpejt e shprehim gjykimin tonë mbi të tjerët pa e kuptuar se sa shumë na verbojnëkufizimet tona për të mos parëtë vërtetën në lidhje me ta.

O Zot, hapi sytë e mi sot për të parë të pavdekshmen, njerëzit e jashtëzakonshëm me të cilëtjetoj përditë. Dhe bëj që në dritën e duhur ta shoh veten time. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »