Në të zakonshmen ta shohësh të jashtëzakonshmen

Apr 6 • Meditimi i ditës

6 prill 2019 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia hap pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më
 pranon krejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të
 jem i/e sinqertënë lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte
 dita e djeshme?
Si po e ndiej
 veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe
 se si jam përgjigjur?
I ndaj
 ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Zoti i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta dëgjoj tekstin me vëmendje e kuptim, pastaj do të shoh ç’po ndodh në zemrën time.


 

Gjn 7, 40-53

 

40 Disa prej popullit, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshin:

“Ky është me të vërtetë Profeti!”

41 Të tjerë thoshin:

“Ky është Mesia!”

Prapë disa të tjerë thoshin:

“Vallë, a prej Galilesë do të dalë Mesia? 42 Po a nuk thotë Shkrimi i shenjtë se Mesia vjen nga pasardhësit e Davidit, mu nga Betlehemi, prej vendit nga ishte Davidi?”

43 Kështu u bë përçarje në popull për shkak të tij.

44 Disa deshën edhe ta kapin, por prapë askush s’vuri dorë në të.

45 U kthyen, pra, rojtarët te kryepriftërinjtë e te farisenjtë dhe këta u thanë:

“Pse nuk e sollët?”

46 Rojtarët u përgjigjën:

“Askurrë askush s’ka folur si ky njeri!”

47 Atëherë farisenjtë u përgjigjën:

“Po a mos u mashtruat edhe ju? 48 Pse, a është ndokush prej anëtarëve të Këshillit apo prej farisenjve që besoi në të? 49 Por veç, kjo vegjëli që s’e njeh Ligjin ‑ qoftë mallkuar!”

50 U tha njëri prej tyre, Nikodemi ‑ ai që më parë pati qenë te Jezusi:

51 “Ligji ynë a thua dënon ndokënd para se ta marrë në pyetje, para se ta dijë se çka bën?”

52 Ata iu përgjigjën:

“A mos je edhe ti prej Galileje? Hulumto e do të shohësh se prej Galileje nuk ngritet profet!”

53 Dhe se cili shkoi në shtëpinë e vet.


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ekziston një spektër i gjerë mendimesh mes popullit hebre rreth asaj se kush është Jezusi. Vëreje se si vazhdimisht bëhen referenca me Besëlidhjen e Vjetër. Ruajtësit e tempullit thonë: “Askush nuk ka folur kurrë kështu!” Jezusi flet sinqerisht, me ndershmëri, mençuri dhe me autoritet. Kjo i fascinon ata njerëz të thjeshtë. Ata janë në gjendje të njohin mirësinë e Jezusit, e cila, megjithatë, mbetet e fshehur nga udhëheqësit fetarë.
  • Papa Françesku na mëson t’i dëgjojmë të varfërit dhe të margjinalizuarit – ata kanë një depërtim të veçantë në realitetin e botës dhe të Zotit të vërtetë.

Disa njerëz që e kishin dëgjuar Jezusin nuk mund të besonin që Zoti mund të veprojë fuqishëm në rrethana të njohura të përditshme. Gjatë kohës që e dëgjoj sërish pjesën e ungjillit e lus Zotin që të mund sërish ta shikoj situatën time të jetës duke e kuptuar që Zoti është në veprim madje edhe kur lus që të forcohem në hirin e Zotit.

 

Bashkëbisedimi

Rojtarët të cilët kishin qenë të dërguar nga krerët e priftërinjve dhe farisenjtë vetë erdhën në përfundim dhe e njohën të vërtetën e porosisë së Jezusit. Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë ishin të verbëruar me urrejtje që kishin ndaj popullit.

Bisedoj me Zotin dhe e lus për përvujtëri për të cilën kam nevojë në mënyrë që ta dëgjoj dhe njoh zërin e Zotit.

Do të lus për pushtetin publik dhe ata që e përfaqësojnë atë, që mos të bien në tundim që verbërisht të ndjekin direktivat apo që ta humbin nga vëmendja dinjitetin e atyre të cilëve u shërbejnë.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Argumentet për ty, Jezus, silleshin prej atyre që pohonin se nuk dinë asgjë për ty e deri te ata që pohonin se dinë gjithçka për ty. Duket që edhe sot është ashtu: ekzistojnë “ekspertët” në të dyja anët. Kreshmët më thërrasin që mos të racionalizoj tepër, por të të pranoj ty Jezus në zemrën time. Kjo është një lloj dijenie që ti, o Jezus, e çmon.

Nuk është me rëndësi se sa di për tjetrin sepse gjithmonë ka aq shumë gjëra të fshehura që vetëm Zoti i di. Po të lus, o Zot, që të ma dhashë një respektim të thellë të atyre rreth meje veçanërisht për ata për të cilët mendoj se i njoh mirë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »