A pres se Zoti do të ma thotë vetëm atë që unë dëshiroj të dëgjoj?

Apr 7 • Meditimi i ditës

7 prill 2019 – E diela 5-të e Kreshmëve (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Is 43,16-21; Ps 126,1-6; Fil 3,8-14; Gjn 8,1-11)



Prania e Hyjit
Ndalem një moment dhe mendoj për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i çdo gjëje që ekziston, çdo gjëje që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

Liria
Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.
Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,
Duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.
Lutem për hirin shenjtërues që t`i lejoj Shpirtit që të më mbushë me plotësi.

 

Ndërgjegjësimi
Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mund ta shoh ku ka qenë Zoti i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala
Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Dëgjoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.


 

Gjn 8, 1-11

 


1 Jezusi shkoi në Malin e Ullinjve. 2 Në mëngjes erdhi prapë në Tempull. Mbarë populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i mësonte. 3 Atëherë skribët e farisenjtë i sollën para një grua të zënë në kurorëshkelje. E vunë në mes 4 dhe i thanë:
“Mësues, kjo grua u zu ndërsa po bënte mëkatin e kurorëshkeljes. 5 Në Ligj Moisiu na urdhëroi që të tillat të vriten me gurë. Po ti çka thua?”
6 Folën kështu për ta vënë në provë që të kishin për çka ta padisnin.
Jezusi u përkul e filloi të shkruajë me gisht në dhe. 7 E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
8 Përsëri u përkul e vazhdoi të shkruajë me gisht në dhe. 9 Ata, kur e dëgjuan përgjigjen, nisën një nga një të largohen duke filluar prej më të vjetërve. Jezusi mbeti vetëm dhe gruaja që po qëndronte në këmbë në mes. 10 Jezusi iu drejtua dhe i tha:
“Grua, ku janë ata? Askush nuk të dënoi?”
11 “Askush, Zotëri!” iu përgjigj ajo.
“As unë nuk po të dënoj i tha Jezusi Shko, por tani e tutje mos mëkato më!”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ta paramendojmë Jezusin duke ardhur në mesin e atyre të cilët tashmë po e dënonin këtë grua  ta vështrojmë atë turmë dhe udhëheqësit e saj. Ata qëkishin sjellë këtë grua ishin më të këqij se ajo  Por Jezusi i njeh mendimet e njeriutdhe atë që fshehët nëzemrën e njeriutKjo është arsyeja pseai veproi pikërisht ashtu për të na bërë me dije se gjithmonë duhet të fillojmë nga vetvetja.
  • Lehtë është t`i gjykojmë të tjerët, por çfarë jemi ne? Çka do të më thoshte apo do të shkruante për mua JezusiA do të më duhej të largohesha i/eturpëruar?
  • Gabimet që më së paku i tolerojmë te të tjerët më së shpeshti janë gabimet tona vetjake. Zemërimi që e ndiejmë ndaj të tjerëve është shpesh herë zemërimi me veten tonë. Çdo gur që mbaj në dorë për ta qëlluar dikë tjetër më tërheq në tokë. Sot do të lus që Zoti të më ndihmojë t’i hedhë në tokë gurët e zemërimit dhe të rezistencës dhe kështu të bëhem i/e lirë.
  • Nganjëherë jemi të zhytur plotësisht nga ndjenjat e fajit vetjak. Zërat që na akuzojnë na shurdhojnë veshët dhe, të ngrirë nga frika, presim gjykimin/dënimin. O Zot, bëj që edhe ne, si kjo grua e leximit të sotshëm, të dëgjojmë sesi zërat e dënimit zbehen derisa të dëgjojmë zërin tënd duke na thënë që të ngrihemi në këmbë dhe mos të mëkatojmë më.

Dëgjoje edhe një herë pjesën e ungjillit dhe shih ç’po ndodh në zemrën tënde.

 

Bashkëbisedimi
Jezusi e ka ditur që ekzistojnë momente kur mund të thuhen shumë fjalë dhe momente kur bota nuk do të ndihmojë.Do të lus për mençuri që të di kur duhet të them pak fjalë dhe për frymëzim të Zotit që të mund të zgjedh fjalë të mirëfillta në momentin e duhur.

 


Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Njerëzit kanë bërë pyetje te e cila kanë dëshiruar të dëgjojnë vetëm një përgjigje. Jezus, ti nuk je lëshuar në dialog me ta.

Kur përgatitem për lutje gjithmonë do t`ia bëj me dije vetes se duhet ta dëgjoj zërin tënd, o Zot, që më flet dhe nuk do të pres se do të më thuash atë që unë dëshiroj të dëgjoj. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »