Takimi i Rinisë Dioqezane 2019 do të mbahet të shtunën në Prishtinë

Apr 11 • Bota e të rinjve, Kisha në Kosovë

Takimi i përvjetshëm i Rinisë Dioqezane me bariun e tyre shpirtëror Imzot Dodë Gjergjin, do të mbahet këtë të shtunë, më 13 prill 2019, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, me moton “Bëjeni jetën tuaj një kryevepër”.

 

Programi i përgatitur nga baritorja rinore e dioqezës:

Ora 09:00 – 09:45: Arritja dhe mirëseardhja

Ora 09.45 – 10:25: Adhurimi i Kryqit (program shpirtëror)

Ora 10:25 – 10:45: Ligjëratë shpirtërore

Ora 10:45 – 11:00: Përgatitja për meshë

Ora 11:00 – 12:30: Mesha e shenjtë, të cilës i prinë ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e dioqezës sonë.

Ora 12:30 – 13:00: Inaugurimi i Qendrës BogdaniPolis (në praninë e donatorëve gjermanë)

Ora 13:00 – 14:00: Dreka e përbashkët në Qendrën BogdaniPolis

Ora 14:00 – 16:00: Program artistik i përgatitur nga baritorja rinore e dioqezës

 

Çka është Takimi i Rinisë Dioqezane?

Takimi i Rinisë Dioqezane është takim dioqezan i Ditës Botërore të Rinisë, i cili ka karakter shpirtëror dhe kulturor. Dita botërore e Rinisë, ka zënë fill në vitin 1985 nga Papa Shën Gjon Pali II, i cili kishte për qëllim që rinia të ketë një hapësirë të posaçme në jetën e Kishës dhe në botë. Me rastin e ditës botërore të rinisë, Papa ju dërgon një mesazh të rinjve, me një temë të posaçme, mbi të cilin diskutohet dhe meditohet.

Dita Botërore e Rinisë kremtohet sipas dy modaliteteve:

Në nivel botëror, çdo tre vjet, në një vend të botës që zgjedhet nga vetë Papa. Është takim mbarëkishtar, që i bashkon rininë katolike nga e gjithë bota me Papën. Takimi i fundit ka qenë para sivjet në Panama me Papa Françeskun, gjatë 22-27 janar 2019.

Në nivel dioqezan, për çdo vit. Mbahet të Dielën e Larit në Romë dhe në të gjitha dioqezat e botës, ditë kur rinia takohet me bariun e tyre lokal. Për shkaqe praktike dhe pastorale, në shumë Dioqeza, takimi dioqezan bëhet në vigjilje të Dielës së Larit, ashtu sikurse edhe në Kishën tonë, pra të shtunën./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »