Krishti na bën shoqëri e bashkësi në udhëtimin tonë të jetës

Apr 13 • Meditimi i ditës

13 prill 2019 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Ez 37,21-28; Ps: Jer 31,10-13; Gjn 11,45-56)


Prania e Hyjit
Ndërsa jam duke hyrë në këtë meditim, Zoti është këtu i pranishëm,
ai i jep gjallëri jetës sime dhe gjithë asaj që më rrethon.
Qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria
Po i kujtoj sot, o Zot, të gjithë ata që më kanë ndihmuar të të njoh ty më mirë.

Faleminderit për dëshminë e tyre dhe po të kërkoj të vazhdosh t’i mbushësh me dhuratat e tua.

 

Ndërgjegjësimi dashurues
Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës që po kalon,
ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala
E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


 

Gjn 11, 45-57


45 Atëherë shumë judenj që kishin ardhur te Maria, kur panë çka bëri Jezusi, besuan në të. 46 Disa prej tyre shkuan te farisenjtë dhe u treguan çka bëri Jezusi. 47 Atëherë kryepriftërinjtë dhe farisenjtë thirrën Këshillin në kuvend. Thoshin: “Çka të bëjmë? Ky njeri po bën shumë mrekulli! 48 Nëse e lëmë kështu, të gjithë do të besojnë në të, atëherë do të vijnë romakët e do të na e rrënojnë Vendin e shenjtë dhe popullin.”
49 Njëri prej tyre, Kajfa kryeprifti i atij viti u tha:
“Ju s’po dini asgjë! 50 Nuk mendoni se është më mirë për ju të vdesë vetëm një njeri për popull, se të mbarojë krejt populli!”
51 Nuk i tha këto fjalë prej vetvetes, por, pse ishte kryeprifti i atij viti profetizoi se Jezusi do të vdiste për popull. 52 Madje, jo vetëm për popull, por edhe që bijtë e Hyjit të shpërndarë t’i bashkojë në një. 53 Po atë ditë vendosën ta vrasin.
54 Për këtë arsye Jezusi nuk dilte më botërisht ndër judenj, por shkoi prej andej në një vend afër shkretëtirës, në qytetin që quhet Efraim dhe aty banoi për disa kohë bashkë me nxënësit.
55 Ishin afër Pashkët e judenjve. Shumë vetë nga ai vend u ngjitën në Jerusalem para Pashkëve për t’u pastruar. 56 E kërkonin Jezusin dhe, ndërsa qëndronin në Tempull, i thoshin njëri tjetrit: “Çka ju thotë mendja: a thua ai nuk ka ndërmend të vijë për Festë?”
57 Kryepriftërinjtë dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër: nëse ndokush e merr vesh ku gjendet Jezusi, të lajmërojë që të mund ta kapnin.


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi e ka ngritur Lazrin nga të vdekurit dhe njerëzit natyrisht janë të impresionuar. Farisenjtë kanë frikë nga një lëvizje masive dhe i imagjinojnë reprezaljet romake që mund të shkatërrojnë vendet e tyre të shenjta. Ne e takojmë Kajfën, kryepriftin, kujdestarin e vendeve të shenjta. Ai është një rekrutues i dobishëm për punën e heqjes qafe të Jezusit. Ai ofron argumentin e flijimit duke thënë, ‘është më mirë për ju të vdesë vetëm një njeri për popull, se të mbarojë krejt populli!’ Kjo është një kthesë tjetër e së vërtetës dhe ungjilltari e thekson se populli në fjalë lind nga bashkimi i fëmijëve të shpërndarë të të gjithë botës.
  • Jezusi e di se ata janë të vendosur për ta vrarë, pasi s’ka asnjë mënyrë që ata ta bindin për të ndryshuar mësimin e tij, por ai ende ka gjëra për të bërë, kështu që shkon diku ku njerëzit sipas gjitha gjasave nuk do ta kërkojnë – në një qytet që quhet Efraim një tjetër qark. Ai do të kthehet kur t’i përgjigjet planit të Hyjit dhe jo më parë.
  • Jezusi nuk është lider politikqë do ta bashkojë popullin. Gjatë kohës që e dëgjon sërish pjesën e ungjillit vë re se si Ai është bariu i mirë qëna bën shoqëri ebashkësi në udhëtimintonë pas tij, ai që së shpejti do tëvdesë për ne.

 

Bashkëbisedimi
Priftërinjtë dhe skribët – njerëzit nga më të shkolluarit në Izrael – nuk e njohën Jezusin. Të verbuar nga paragjykimet, ata vendosën ta vrisnin. A ia kam dëshiruar ndonjëherë vdekjen dikujt, madje me nënvetëdije? 

 

Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Kajfa kishte frikë se popullariteti i Jezusit do të rrisë zemërimin e Romës dhe do të shkatërrojë tempullin e shenjtë – vendin e shenjtë – dhe popullin. Në verbërinë e tij nuk mund të shihte se populli hebre ishte tempulli. Po e pyes veten, a e vlerësoj edhe unë që jam tempull i Hyjit të gjallë? O Zot, hiqe prej meje verbërinë që të mund ta shoh veten ashtu si më sheh ti mua. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »