Krishti na liron nga vetë-preokupimi i pafrytshëm
14 prill 2019 – E Diela e Larit dhe e Mundimit të Zotit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Para procesion: Lk 19,28-40; Në meshë: Is 50,4-7; Ps 22,8-9.17-20.23-24; Fil 2,6-11; Lk 22,14 – 23,56)
Prania e Hyjit
O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.
Më rretho me dashurinë tënde.
Zemra ime le të bashkohet me tënden.
Liria
„Zoti Jezus, ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz… prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve.“
Kur i dëgjoj këto fjalë, ndërsa po hyj në lutje sot, a mund ta sjell vetveten me përvujtëri përpara Atit, ashtu si bëri Jezusi, dhe ta vë veten plotësisht në duart e tij?
Ndërgjegjësimi
Nganjëherë s’mund ta kuptoj pse duhet të heq nga kjo apo ajo gjë që unë e vlerësoj, por Zot, nëse ke nevojë për shërbimin tënd apo për dikë tjetër, atëherë është e jotja – edhe unë.
Unë e di që në kthim më jep shumë më shumë – veten tënde.
Fjala
Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrëntënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhelexo, dëgjo, lutu.
Fil 2,6-11
5 Kini në ju po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus:
6 i cili, edhe pse me natyrë Hyj,
barazinë e vet me Të
nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
7 por ia mohoi vetvetes
e mori natyrën e shërbëtorit
dhe u bë i ngjashëm me njerëz
dhe, për kah pamja e jashtme,
dukej vetëm njeri.
8 E përuli vetveten
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,
mu deri në vdekjen në kryq.
9 Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve
dhe i dha emrin që është mbi çdo emër
10 që në Emër të Jezusit
të përkulet çdo gju
i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë
11 dhe çdo gjuhë të dëshmojë:
‘Jezu Krishti është Zot!’
Në nder të Hyjit Atë.
Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Leximi i sotëm përçon një ndjenjë të fortë të personit të Jezusit; frymëzon një qëndrim, një dëshirë për t’iu shërbyer të tjerëve në dobi të tyre, ashtu siç bëri Jezusi. Kjo dëshirë ndoshta është tashmë e pranishme në ty, ndoshta tashmë e dukshme të paktën në disa pjesë të jetës sate. Ku e sheh veten, ndoshta edhe në mënyrë të pavetëdijshme, duke iu përgjigjur të tjerëve me kujdes të sinqertë për mirëqenien e tyre?
- Në cilat aspekte të jetës sate do të dëshiroje një bujari që e di se është tashmë aty të rritet? Me fjalë të tjera, si do të doje t’i përngjash më shumë Krishtit në qëndrimin tënd ndaj të tjerëve dhe botës rreth teje?
- Ndërsa e dëgjon përsëri Shkrimin Shenjt, shiko se si e përdor Jezusi lirinë e vet për t’iu përgjigjur vullnetit të Hyjit – gjë që të frymëzon.
Bashkëbisedimi
Vështroje këtë skenë– vdekjen e njeriuttë mirë. Lejo që kjo të të prek – le të vdesë Jezusi për ty dhe për të gjithë njerëzit.
Ndoshta, tani, mund t’i kërkosh Zotit atë që të nevojitet në mënyrë që bujaria jote, zemërgjerësia jote të mund ta lirojë veten tënde dhe të tjerët nga vetë-preokupimi i pafrytshëm.
Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Vdekja e Krishtitështë si një urë. Ai qëndroi i varur në kryq. Duke qenë i kryqëzuar është dhe urë në mes kombeve, por edhe në mes nesh njerëzit. Jezusi mund të jetë urë që na lidh të gjithë ne, sepse ai njeh çdo gjë që është njerëzore – e njeh deri edhe vdekjen.Jezusi i plotëson të gjitha këto kërkesa.
Java e Shenjtë është “Javae urës”. Çdo javë në të cilën ndërtojmë ura midis njerëzve është si Java e Shenjtë.
O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty. Ti shikon në thellësinë e zemrës sime. I njeh dëshirat dhe nevojat e mia. Po lëshohem në duart e tua. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Hyrja e solemne e Jezusit në Jerusalem dhe mundimet e tija shpëtimprurëse Fillimi i udhëtimit »