Fillimi i udhëtimit

Apr 15 • Meditimi i ditës

15 prill 2019 – E Hëna e Madhe, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 42,1-7; Ps 26; Gjn 12,1-11)

 


Prania e Hyjit

Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.

E marr me mend se si gjithçka rreth meje,

ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,

rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria
O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.

Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.

Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira në mënyrë që të dua dhe të shërbej ty.

 

Ndërgjegjësimi
Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

Në ungjillin e sotëm, shkojmë më thellë në dramën e Javës së Madhe. Na është dhënë një datë: ‘gjashtë ditë para Pashkëve’; kjo është Pashka e tretë në Ungjillin e katërt ku ekziston një ndjenjë në rritje e kërcënimit. Leximi i sotshëm sjell disa personazhe, gjegjësisht karaktere të rëndësishme: Lazrin, të cilin Jezusi e donte dhe e kishte ringjallur prej së vdekurish; motrën e tij Marinë, e dashur edhe prej Jezusit; Judë Iskariotin, të cilin me sa duket edhe Jezusi e donte, por që po e tradhtonte, ‘një shumicë të madhe Judenjsh’, dhe së fundi Kryepriftërinjtë që vendosën ta vrisnin jo vetëm Jezusin, por edhe Lazrin.

Gjatë kohës që e dëgjon ungjillin, mund të zgjedhësh që thjesht ‘të jesh atje’ – në histori, dhe të vështrosh me syçelë në vendin e ngjarjes, nëpërmjet syve të personazheve të përfshirë. Zemra e tregimit është një vajosje – lyerje me vaj; vendosja është një darkë, që me sa duket i është bërë Jezusit si falënderim që e kishte ngrit Lazrin nga vdekja.


 

Gjn 12, 1-11

 

1 Gjashtë ditë para Pashkëve Jezusi erdhi në Betani, ku jetonte Lazri, të cilin Jezusi e ngjalli prej së vdekuri. 2 Aty ia bënë gati darkën. Marta u shërbente e njëri ndër ata, që ishin në tryezë me Jezusin, ishte Lazri. 3 Atëherë Maria mori një libër parfum nardi të pastër e shumë të shtrenjtë, ia leu këmbët Jezusit dhe ia fshiu me flokët e vet. Shtëpia u mbush me erën e këndshme të parfumit. 4 Atëherë, Judë Iskarioti ‑ njëri prej nxënësve të tij, ai që kishte në mend ta tradhtonte ‑ tha: 5 ”Pse nuk u shit ky parfum për treqind denarë e nuk iu nda skamnorëve?” 6 Foli kështu, jo pse kishte fort kujdes për skamnorë, por pse ishte vjedhës e pasi ai e mbante qesen, vidhte çka vihej brenda.

7 Atëherë Jezusi tha: “Lëre! Le ta bëjë këtë për ditën e varrimit tim! 8 Skamnorët i keni gjithmonë me ju, kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.”

9 Një shumicë e madhe judenjsh mori vesh se Jezusi po gjendej atje dhe erdhën, jo vetëm për shkak të Jezusit por edhe për të parë Lazrin, të cilin e ngjalli së vdekuri. 10 Atëherë kryepriftërinjtë vendosën të vrasin edhe Lazrin, 11 sepse, për shkak të tij, shumë judenj i linin ata dhe besonin në Jezusin.


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Leximet këtë javë na sjellin te Pësimi, Mundimi i Krishtit. Jezusi ishte një njeri i përndjekur. Ai erdhi në Betani ku ishte në mesin e miqve. Imagjinoje veten në dhomën ku po hanin. Shih personat e pranishëm, Martën, Marinë dhe Lazrin. Shikoje Jezusin: a është i qetë, i shqetësuar apo i trishtuar? Si e sheh ti atë?
  • Shiko se si Maria vjen me kavanozin e parfumeve dhe ia lyen këmbët e tij. Kalo kohë me këtë veprim të dashur dhe të bukur. Vë re se si i prek këmbët e Jezusit. Merri erë aromës së parfumit. Kujtoji fjalët e Jezusit: ‘Çfarëdo që bëni për vëllezërit dhe motrat e mia më të vegjël, ju e bëni atë për mua’.
  • Kur ta dëgjosh sërish pjesën e ungjillit, dëgjoji fjalët dhe shijoji ato. Imagjinoji skenat e përshkruara, në një formë të soditjes, kundrimit duke aplikuar shqisat dhe imagjinatën, dmth. fantazinë tënde, për të hyrë në këto skena, për të ndjerë se si ishte aty. Vë re se si i përgjigjet Jezusi Judës. Cilat janë reagimet e tua ndaj kritikave të Judës këtu?

 

Bashkëbisedimi

Ndërsa je duke medituar, shqyrtoje këtë pyetje: me cilin personazh/e identifikohesh në këtë histori? Me cilin dëshiron të identifikohesh? Çfarë ndryshimi mund të bëjë në mënyrën se si jeton sot?

Jezusi thotë, ‘mua nuk do të më keni gjithmonë.’ Por në njëfarë mënyre Jezusi është gjithmonë me ne. Ndoshta mund të bisedosh me të tani për mënyrën se si ai është i pranishëm në jetën tënde.

 

Përmbyllje
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.Te vizita e dhe darka e mëparshme e Jezusit me Lazrin Martaishte ankuar që motra e saj Maria nuk e ndihmonte. Jezusi e pat përgëzuar Marinë për dëgjimin. Asgjë nuk ka ndryshuar edhe tani. Marta vazhdon të shërbejë, kurse Maria e bën një gjest dramatik dashurie. Jezusi e përgëzonpërsëri për dashurinë e saj.

 jetën time duhet të ketë kohë për veprim dhe kohë për heshtje. Të arrihet një ekuilibër ndërmjet kësaj nuk është e lehtë. Megjithatë, në heshtje fitojmë urtinëdhe forcën për të vepruar. Të mendojmë për mënyrën me të cilën mund t’i tregojmë kujdes dhe vëmendje një personi tjetër siç bëri Maria me Jezusin.

Zot, ndodh që t’i mbajmë gjërat e çmueshme për ndonjë rast të veçantë. Unë ato po t’i jap tani ty.

Të tjerë mund të mendojnë se po e teproj ose se jam budalla, por për sa kohë që ti e kupton, unë jam i/e kënaqur. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »