Çka kërkoj unë nga raporti im me Jezusin e ngjallur?

Apr 23 • Meditimi i ditës

23 prill 2019 – E MARTA E PASHKEVE – MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Vap 2,36-41; Ps 33,4-5.18-20.22; Gjn 20,11-18)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe e kujtoj dashurinë dhe hirin të cilin Hyji e derdh mbi mua,
sesi më krijon në shëmbëllesën, imazhin e tij, sesi më bënë tempullin e tij …

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë nga ti, me hirin tënd, mençurish ta përdori.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e ndjej veten përnjëmend? I pa brengosur? I turbulluar?
Ndoshta jam i qetë, i lumtur që ekzistoj.
Por ndoshta i frustruar, i brengosur dhe i mërzitur.
E pranoj atë çfarë ndjej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë ashtu siç jam përnjëmend.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, shpresë.
Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm
dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.
Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

________

Gjn 20,11-18

11 Maria qëndroi jashtë te varri dhe qante. Ashtu, duke qarë, u përkul e shikoi në varr. 12 Pa dy engjëj të veshur me petka të bardha ndenjur në atë vend, ku qe trupi i Jezusit njëri te koka e tjetri te këmbët. 13Ata i thanë:
“Pse po qan, moj burrneshë?”
Ajo u përgjigj:
“E morën Zotërinë tim e nuk di ku e vunë.”
14 Si tha kështu, u soll prapa e pa Jezusin në këmbë, por nuk dinte se ishte Jezusi. 15 Jezusi i tha:
“Pse po qan, moj fisnike? Kë po kërkon?”
Ajo, duke kujtuar se është kopshtari, i tha:
“Zotëri, nëse e ke marrë ti, më trego ku e vure e tani po e marr unë.”
16 “Mari!” i tha Jezusi.
Ajo u kthye e i tha hebraisht: “Rabbuni!” ( që do të thotë Mësues). 17 Jezusi i tha: “Mos u ngarrit me mua, se ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vëllezërit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.”
18 Maria Magdalenë shkoi dhe u lajmëroi nxënësve se e pa Zotërinë dhe se i tha këto fjalë.
_______

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime për paragrafin e sotshëm te Shkrimit Shenjt:

 

• „Grua, pse po qan?“ e ka pyetur engjëlli. Përse qanë Maria? Për shkak të humbjes personale apo për shkak të gjithë asaj që kishte pësuar miku i saj?
Çka kërkoj unë nga raporti im me Jezusin?
• Jezusi ka thënë që delet e tija e njohin zërin e tij dhe e njeh secilën me emër. Maria e njeh Jezusin kur ia përmend emrin e saj.
A mund ta dëgjoj Jezusin sesi ma përmend emrin tim?
Çfarë përvoje kam nga ky takim i çmueshëm?

 

Bashkebisedimi

I/e vetëdijshëm/e se jam gjithnjë në praninë e Hyjit,
e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur pranë meje,
dhe flas me të për të gjitha çfarë kam në mendje, çfarë mbaj në zemër,
si shoku shokut.

 

Përmbyllja

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »