A jetoj në të vërtetën çliruese se Krishti është ngjallur

Apr 27 • Meditimi i ditës

27 prill 2019, E SHTUNA E PASHKËVE, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 4,13-21; Ps 118,1.14-21; Mk 16,9-15)

 

Prania e Hyjit

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i tillë siç jam.
Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.
Hyji më afrohet gjithmonë i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.
Do të ndalem një moment dhe do ta përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

O Zot Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.
Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori me përgjegjësi. Jam i/e lirë për të zgjedhur.
Më ndihmo të zgjedh që të mund të të ndjek ty,
për të jetuar një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.
Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;
ata në burg, ata që janë të lirë publikisht për ta shprehur fenë e tyre.
Më prij që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në gjithçka çfarë ndodhë në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

E di se Hyji më do në mënyrë të pakusht.
Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën, ngjarjet dhe përjetimet e kaluara.
A ekziston diçka për çfarë do të duhej të isha i falënderuar? Atëherë do të falënderohem.
Diçka për ç`gjë e ndjej veten fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.
Koha të cilën e kalove në tokë ishte e mbushur me përkushtim për njerëz.
Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.


Mk 16, 9-15

 

9 Si u ngjall, pra, Jezusi, herët në mëngjes, të parën ditë të javës, më së pari iu dëftua Marisë Magdalenë, prej së cilës pati dëbuar shtatë shpirtra të ndytë. 10 Ajo shkoi e u tregoi atyre që kishin qenë me të, që tani ishin në zi dhe e qanin. 11 Kur ata dëgjuan se është gjallë dhe se kjo e kishte parë, nuk i besuan.
12 Pastaj Jezusi iu dëftua në një trajtë tjetër, udhës, dy prej nxënësve që po shkonin në fshat. 13 Ata u kthyen e u treguan të tjerëve. As këtyre nuk u besuan.
14 Në fund iu dëftua të Njëmbëdhjetëve ndërkohë që po ndodheshin në tryezë. I qortoi për pabesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, pse s’u besuan atyre që e kishin parë të ngjallur prej së vdekuri. 15 Dhe u tha:
“Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                     Ungjilli i Markut ndriçon rrugën e nxënësve ku ndërthuren kryqi dhe ringjallja. Jezusi merr nismën, sfidon skepticizmin dhe kryeneçësinë e nxënësve.

·                     Jezus, dhe para se të kòërkoj ty, ti tashmë je duke më kërkuar mua. E pra, a po të njoh, dhe a po i përgjigjem thirrjes tënde? Më ndihmo që të besoj, që të jetoj në të vërtetën çliruese se ti je ngjallur! 

 

Bashkëbisedimi
Cilat ndjenja zgjohen në mua
ndërsa lus dhe meditoj Fjalën e Hyjit?
E paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur afër meje
Dhe ia çeli zemrën.



Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »