Papa Françesku, më 7 maj do të vizitojë Shkupin – vendlindjen e Nënë Terezës

May 5 • Kisha në botë

Papa Françesku, më 7 maj 2019, do ta vizitojë Shkupin, vendlindjen e Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës. Do të jetë një vizitë apostolike, e 29 me radhë jashtë Italisë, e cila po karakterizohet si shtegtim në gjurmët e shenjtërve të mëdhenj të rajonit.

Papa, së pari do të vizitojë Bullgarinë, nga e diele 5 maj – 6 maj 2019, e pastaj të vazhdojë  vizitën njëditore në Shkup për të shpallur mesazhin e paqes dhe të vëllazërisë në një vend multietnik dhe multireligjioz, por që ka rrënjët e lashta të krishterimit apostolik.

Në një videomezash të shkurtër kushtuar kësaj vizite apostolike, e para në histori, vetë Papa shprehu gëzimin për të vizituar vendin ku ka lindur dhe është rritur shenjtëresha më e madhe e kohës sonë. “Ajo – tha Papa – ka lindur dhe e rritur në Shkup, u bë, me hirin e Zotit, misionare guximtare e dashurisë së Krishtit në botë, duke u dhënë ngushëllim e dinjitet më të varfërve ndër të varfër”.

Kurse Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, në një intervistë për Vatican News është shprehur se kjo vizitë e Papa Françeskut po bëhet në rrugën e figurave të mëdha e të shenjta të këtij rajoni, nga Shën Çirili dhe Metodi, ungjillëzues të popujve sllavë dhe bashkëpajtor të Europës, Papa Gjinit XXIII dhe Nënë Terezës, e cila është një figurë mbizotëruese e kësaj vizite apostolike. Edhe unë vetë, – vazhdoi Parolin, në intervistën për Vatican Newa – kur shkova në Maqedoni, para disa vitesh, munda ta shoh personalisht sa dashuri, sa përkushtim ka për Nënë Terezën. Natyrisht, kjo vëmendje ndaj të varfërve, të mënjanuarve dhe nevojtarëve është kujdes shumë konkret. Nënë Tereza e krahasoi veten me një pikë uji në det, por – thoshte ajo – nëse nuk është ajo pikë, detit i mungon diçka. Ky është mësim themelor për ne, të cilin Papa, me siguri, do ta ripropozojë me këmbëngulje: bamirësi konkrete, vëmendje për njerëzit e varfër, për t’i ndihmuar të dalin nga kjo gjendje e të ndryshojnë.

Le ta përcjellim vizitën e Papës me lutjen drejtuar ndërmjetësisë së Nënë Terezës, që të sjell fryte të shumta për Kishën Katolike në Maqedoni, për gjithë rajonin tonë të brishtë, që të përqafojmë një kulturë të respektit e të takimit mes popujve./drita.info

  

PROGRAMI I VIZITËS SË PAPËS NË SHKUP

E martë, 7 maj 2019

8:15 Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit
  Prija zyrtare
9:00 Ceremonia e mirëseardhjes në Oborrin e Pallatit Presidencial
9:15 Vizita e kortezisë te Presidenti në Pallatin Presidencial
9:30 Takimi me Kryeministrin në Pallatin Presidencial
9:45 Takimi me Autoritetet, me Shoqërinë Civile dhe me Trupin Diplomatik  në Mosaique Hall të Pallatit Presidencial
10:20 Vizitë Shtëpisë Memoriale të Nënë Terezës në prani të Liderëve Fetarë dhe takimi me të varfrit.  
11:30 Mesha e shenjtë në Sheshin Maqedonia
13:30 Dreka me suitën papnore
16:00 Takim Ekumenik dhe Ndërfetarë me të rinjtë në Qendrën Pastorale
17:00 Takim me meshtarët, familjarët e tyre dhe me rregulltarët në Katedralen Zemra e Krishtit
18:15 Ceremonia e lamtumirës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
18:30 Nisja për Romë/Ciampino

burimi: www.vatican.va

Shpërndaje

Comments are closed.

« »