Thirrja jonë e parë nuk është aksioni, por thirrje për të besuar
6 maj 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29)
Prania e Hyjit
Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.
Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.
Liria
Lus për hirin e fesë, të besoj
në gjithë atë çka do të mund të bëhesha dhe të bëja
vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,
që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.
Ndërgjegjësimi
Ku, në ç`gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?
Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,
a jam i aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?
Nëse i kam vërejtur këto lëmi,
do të marr vendim që në të ardhmen do të sigurojë për to hapësirë dhe kohë.
Fjala
Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.
Lexoj pa u ngutur,
dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.
Gjn 6, 22-29
22 Të nesërmen, populli që kishte zënë vend matanë detit, pa se aty s’ishte veçse një lundër dhe se Jezusi nuk kishte hyrë në lundër bashkë me nxënësit e tij por nxënësit ishin nisur vetëm. 23 Ndërkaq, prej Tiberiadit erdhën disa lundra afër vendit ku hëngrën bukë (pasi Zotëria falënderoi). 24 Kur njerëzit panë se aty nuk ishte Jezusi as nxënësit e tij, hynë në lundra dhe kaluan në Kafarnaum për të kërkuar Jezusin. 25 Kur e gjetën në anën tjetër të detit, i thanë:
“Rabbi, kur erdhe këtu?”
26 Jezusi iu përgjigj:
“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
më kërkoni, jo pse patë mrekullitë,
por pse hëngrët nga ato bukë
dhe u ngitë.
27 Veproni,
por jo për ushqim që prishet,
por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme:
atë do t’jua japë Biri i njeriut,
sepse këtë e vulosi Ati‑Hyj.
28 Atëherë ata i thanë:
“Çka na duhet të bëjmë për t’i kryer veprat që kërkon Hyji?”
29 Jezusi iu përgjigj:
“Vepra që Hyji kërkon është kjo:
besoni në Atë që Ai e dërgoi.”
Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Ka mjaft aktivitete në bregun e liqenit: anijet vijnëe shkojnë, njerëzit janë në kërkim të Jezusit, duke pyetur se ku do të mund të ishte –vendosin për tagjetur. Edhe kur e gjetën aidisi shmanget. Ainuk u jep shumë kënaqësi apo shfryrje në shoqëri me të, por u bën thirrje për një rishikim të asaj që është nëzemrën e tyre.
- Lutja jonë na mësondiçka të ngjashme: ne kurrë nuk do ta kapim Jezusinapo ta ngulitim atë në një vend. Të rrish me Jezusin na ndihmon të shohimatë çfarë vërtet ndodh në zemrën tonë –thirrja jonë e parë nuk është aksioni,por thirrje për të besuar. Jezusi dëshiron që të na drejton kah jeta, dëshiron tëdëftojë të vërtetën.
- Na ndihmo, o Zot, që të të afrohemi me respekt. Ndihmona që të të lejojmë që të na takosh atje ku jemi, atje ku ndodhemi momentalisht. Pastroje kërkimin tonë të personit tënd; bëj që të mos të kërkojmëvetëm për shkak të përfitimeve tona vetjake.
E lexoj, e dëgjoj Fjalën e Zotit edhe një herë, dhe shoh se cila fjalë apo fjali më la përshtypje. Ndalem në të dhe i lejoj shpirtit të ushqehet dhe të pushojë në të.
Bashkëbisedimi
Ç`ndodh në mua kur lus?
A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?
E paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur pranë meje
dhe ia shpalos gjithçka ndiej.
Përmbyllje
Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.
Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Papa Françesku, më 7 maj do të vizitojë Shkupin – vendlindjen e Nënë Terezës Na ndihmo, o Zot kur na kufizon e kaluara jonë »