Zoti është bariu im, s`kam pse frikësohem

May 12 • Meditimi i ditës

12 maj 2019 – E diela 4-të e Pashkëve – Bariu i mirë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap13,14.43-52; Ps 100,2-3.5; Zb 7,9.14b-17; Gjn 10,27-30)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që të hyjë e të vendosem plotësisht në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Bekoje, shpirti im, Zotin, që jetën ma dhuron – që më drejton në jetë.

Gjëja më e rëndësishme për mua që tani të bëj, ndërsa hyj në lutje, është që të lirohem një moment, t`i lëshoj shqetësimet e mia, brengat, frikën dhe ngurrimin tim, dhe t`i lejoj vetes të udhëhiqem nga Hyji duke besuar se Hyji, që më do, do të më çojë në jetë.

 

Ndërgjegjësimi

Është Shpirti i dashurisë që jep jetë. Zoti është burimi i gjithë jetës, ai në të cilin jetojmë dhe lëvizim dhe e kemi ekzistencën tonë. Ndërsa shikoj përreth meje tani, tek njerëzit rreth meje, “Shpirti i dashurisë” ndoshta nuk është lehtë për t’u parë, por, nëse provoj, a mund të ndiej praninë e Zotit? A mund ta ndiej Shpirtin Shenjt të Hyjit këtu? Në këta njerëz? Tek unë?

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta dëgjoj Fjalën e Zotit me mend e zemër,

dhe do të ndalem në atë fjalë ose ngjarje që më prek, që më lë mbresa.


 

Gjn 10, 27-30

 

Në atë kohë, Jezusi tha:

27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim;

unë i njoh dhe ato vijnë pas meje.

28 Unë u jap jetën e pasosur,

kurrë nuk do të sharrojnë:

askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime.

29 Ati im që m’i dha,

është më i madh se të gjithë

dhe askush s’mund t’i rrëmbejë

nga dora e Atit.

30 Unë dhe Ati jemi një.”


 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ata të cilët e identifikojnë veten me Jezusin e dëgjojnë zërin e tij dhe vijnë për ta njohur atë dhe besojnë në të. E ndjekin atë në dashuri dhe duan të qëndrojnë të lidhur me të.
  • O Zot, të falënderoj që më njeh. Jam në lidhje të ngushtë me ty, dhe gjithmonë më merr në krahët e tu. Lutem për tësëmurët që më nuk i njohin të dashurit e tyre dhe për ata që kujdesen për ta. Qofsh ti bariu i mirë i tyre në luginëne vdekjes.

Nëse një bari njerëzor e sakrifikon jetën e vet për disa dele, kjo do të ishte fisnike, por e kotë. Ujku do ta shqyente pastajpjesën tjetër të tufës. Por Jezusi është më ndryshe: ai vdes, por ngrihet përsëri dhe do t`i çojë delet e tij deri në fund të botës dhe në mënyrë të sigurt do t`i kthejë në shtëpi. Ndërsa e dëgjoj sërish Fjalën e Zotit e falënderoj atë për jetën që e jep për mua. Nuk kam më nevojëtë kem frikë.

 

Bashkëbisedimi

Një grigjë dhe një bari”. Zoti mendon në aspekte të mëdha. Plani hyjnor është për t`i mbledhur të gjithë në fund tëhistorisë njerëzore. A ndikon kjo që njerëzit e çuditshëm t`i shikoj në njëmënyrë të re – si një shoqëri e ime e ardhshme e përjetshme!

A jam duke e shikuar veten nënjë mënyrë të ndryshme? A do të isha shok i këndshëm i përjetshëm i dikujt, nëse unë vdes sot? Bisedoj për këtë me Zotin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ta dëgjosh zërin e Jezusit do të thotë të jesh në harmoni me fjalët e tij.

Ne lutemi që të bëhemi sa më përsosmërish të harmonizuar me fjalën e tij.

Jezusi është afër atyre që e dëgjojnë – ua sjell dhuratën e freskisë së jetës së amshuar. Ai e ka jetën nga jeta e Atit. Ta ndjekësh atë do të thotë të jesh i/e tërhequr/përfshirë në misterin e jetës së tij.

Shikuar me besim kjo ndodh në qendrën e lutjes. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »