Ungjilli përhapet nga takimet personale

May 15 • Meditimi i ditës

15 maj 2019 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 12,24 – 13,5a; Ps 67,2-3.5-6.8; Gjn 12,44-50)

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.
Më përshko me dashurinë tënde.
Zemra ime le të bashkohet me tënden.

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime
që lejoj të robërohem me ndjenjat e frikës dhe pritjet se çfarë do të nevojitej apo do të duhej të isha.
Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.
Lutem për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme
dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.
Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.
Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhur veten për të dëgjuaratë që Hyjimund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutjepër të dëgjuaratë qëgjallërohet në zemrën tënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytënjë moment. Ndërsa rri ulurme sy mbyllurpërdori këtoose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o ZotJa ku jam.Kur të jesh gati, hapi sytë dhelexo, lutu.


Vap 12,24 – 13,5a

24 Ndërkaq fjala e Hyjit rritej e shtrihej. 25 Barnaba e Sauli, pasi e kryen misionin e vet në Jerusalem, u kthyen duke marrë me vete Gjonin, që quhet Mark.

1 Në kishën vendase të Antiokisë kishte disa profetë e mësues. Ishin Barnaba, Simoni, i quajtur Niger, Luci prej Cirenës, Manaeni, që kishte qenë edukuar bashkë me Herodin tetrark dhe Sauli. 2 Një ditë, ndërsa po kryenin shërbesën hyjnore e po agjëronin, Shpirti Shenjt tha: “M’i ndani Barnabën e Saulin të kryejnë veprimtarinë për të cilën i kam thirrur.” 3 Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i lejuan të shkojnë.

4 Barnaba, pra, e Sauli, të dërguar prej Shpirtit Shenjt, zbritën në Seleuci e, prej andej, lundruan për Qipro. 5 Kur arritën në Salaminë, filluan të predikojnë fjalën e Hyjit në sinagogat e judenjve.  


Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

  • Leximi sot ka një ndjenjë të madhe të rritjes dhe të energjisë – njerëzve të dërguar rreth Mesdheut për të shpallur fjalën e Hyjit dhe për të folur për Jezusin – dhe me pasion. Kjo fjalë shfrytëzohet mjaft sot – pasioni për shërbimin ndaj klientit, pasioni për dizajnin, pasioni për sigurinë kompjuterike – Pali, Barnaba dhe Gjoni ishin vërtet të pasionuar pas Jezu Krishtit dhe mesazhit të jetës së përjetshme. Kur, në ditët ose javët e fundit, a ke vënë re se po ndan diçka me këtë lloj pasioni? Për çka flet me pasion, me entuziazëm? Ku shtrihen pasionet e tua?
  • Ajo që është gjithashtu e dukshme në lidhje me këtë lexim është se pak njerëz janë të përfshirë te emërimi i tyre: Barnaba, Sauli, Gjoni, Simoni, Luci, Manaeni. Po ta kishe shkruar një raport si ky për përhapjen e Ungjillit në qytetin tënd, lagjen apo vendin tënd të punës, cilët janë njerëzit emrat e të cilëve do të përfshiheshin?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri këtë lexim, këtë raport të përhapjes së Ungjillit, vë re se sa personal është – sesi ungjilli përhapet këtu jo në një shkallë të madhe nga komunikimi masiv, por nga një sërë takimesh personale dhe nga disa individë entuziastë dhe të përkushtuar.

Bashkëbisedimi

Si i përgjigjesh këtij leximi? Çfarë të tregon ai për përhapjen e Ungjillit në botën në të cilën jeton dhe pjesën tënde në të? Nëse dëshiron ta pyesësh Zotin për të të dhënë, ndoshta, energji, entuziazëm, ose mençuri ose shqyrtimin e gjërave – çfarëdo qoftë ajo – sille atë dëshirë para tij tani.

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë …

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »