Paqja, është guxim i qetë për t’u ballafaquar me probleme

May 21 • Meditimi i ditës

21 maj 2019, E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Vap 14,19-28; Ps 145,10-13b.21; Gjn 14,27-31a)

Prania e Hyjit
O Zot i dashur, më ndihmo që çelem i/e tërë ndaj teje,
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqen tënde, me dashurinë tënde.

Liria
Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;

nga zhurma që i ndërpret raportet e lidhura, që ndanë.
Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.

Ndërgjegjësimi
Më ndihmo, o Zot, që të jem edhe më i/e vetëdijshëm/e për afërsinë tënde.

Më mëso sesi të të njoh në të tjerët.
Ma mbush zemrën time me falënderim për shkak dashurisë sate
që ma ke shprehur nëpërmjet njerëzve tjerë.

Fjala
Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, me besim.
Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm
dhe mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.
Lexo me vëmendje dhe përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

________________________________________

Gjn 14,27-31


Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

27 Po ju lë paqen,
po ju jap paqen time!
Nuk po jua jap siç e jep bota.
Mos t’ju shqetësohet zemra
as të mos ju trembet.
28 Ju dëgjuat se ju thashë:
‘Po shkoj dhe do të kthehem tek ju’.
Po të më donit, do të galdonit
se po shkoj tek Ati,
sepse Ati është më i madh se unë.
29 Ju thashë tani
para se të ndodhë,
që të besoni kur të ndodhë.
30 S’do të flas më shumë me ju,
pse po afrohet princi i botës.
Ai kundër meje s’mundet asgjë.
31 Por, që ta dijë bota se e dua Atin
dhe se bëj ashtu si më urdhëroi Ai.
Çohuni! Të shkojmë prej këndej!”
________________________________________

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

  • Paqja të cilën e premton Jezusi nuk është ikje prej problemeve, por guxim i qetë dhe mënyrë për t’u ballafaquar me to. Ndërsa Ai fliste për paqen dhe u jepte zemër nxënësve të vet, ishte duke shkuar kah Gjetsemani dhe mundimi i tij.
    • O Zot, kjo është paqja që e kërkoj: të jem i aftë të ballafaqohem me trishtimin dhe vuajtjen, pa patur frikë se gjithçka është e humbur.

Bashkëbisedimi
A jam duke i vërejtur reagimet e mia kur lus me Fjalën e Hyjit?
A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo gjë që më largon?
Ndërsa e paramendoj Jezusin sesi është ulur apo qëndron pranë meje,
me besim, si mikut më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

Përmbyllja
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »