Imzot Dodë Gjergji pret në vizitë Presidentin e Shqipërisë Z. Iliri Meta  

May 28 • Kisha në Kosovë

Imzot Dodë Gjergji, dje, e hënë, 27 maj 2019, ka pritur në vizitë Presidentin Shqipërisë z. Ilir Meta, në shoqërim me këshilltarin e tij z. Flamur Gashi dhe ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë z. Qemal Minxhozi, me rastin e ngritjes së Kishës katolike të Kosovës nga Administraturë Apostolike në dinjitetin e Dioqezës Prizren-Prishtinë, dhe të emërimit të ipeshkvit të parë për këtë dioqezë Imzot Dodë Gjergjit.

Presidenti Meta tha se posa u njoftua për vendimin e Papa Françeskut për themelimin e Dioqezës së re, dëshiroja të vija drejtpërdrejt në Prishtinë për të uruar bariun e saj Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë besimtarët e Kosovës, e gjithashtu edhe për të përshëndetur vendimin e Papës dhe Selisë së Shenjtë, si një përkujdesjeje atërore për popullin shqiptar.

Në faqen e tij zyrtare në facebook, pas takimit Presidenti Meta ka shkruar: “I lumtur të vizitoja sot Kishën Konkatedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, për të ndarë urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës. Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës. Falënderime Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar.”

Imzot Dodë Gjergji, e falënderoj z. Meta për vizitën e tij dhe kujdesin ndaj Kishës sonë në Kosovë, i dhuroj një portret të Nënë Terezës me gurë të çmuar të Kosovës.

Një orë, sa zgjati vizita e presidentit Meta në Dioqezën tonë, ai pati mundësi të njihet me Katedralen e Nënë Terezës, me vlerat arkitektonike, veprat e artit dhe rëndësinë e saj për Kishën dhe Kosovën./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »