Shpirti Shenjt, intim me ekzistencën tonë

Jun 3 • Meditimi i ditës

3 qershor 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës:  Vap 19,1-8; Ps 68,2-7b; Gjn 16,29-33)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Me afsh e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
i vështroj të gjitha ato gjëra që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
I kujtoj të gjitha ato që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çka më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ta dëgjoj në mënyrë që ta marrë vesh çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin pastaj do të dëgjoj …

—————————————————————

Vap 19, 1-8

1 Ndërkohë që Apoloni ishte në Korint, Pali, pasi i përshkoi krahinat e epërme, erdhi në Efes. Aty gjeti disa nxënës 2 dhe u tha: “Kur e pranuat fenë, a e morët Shpirtin Shenjt?” Ata iu përgjigjën: “Ne as që kemi dëgjuar se ka Shpirt Shenjt.” 3 “Cilin pagëzim atëherë ‑ vazhdoi Pali ‑ keni marrë?” Ata u përgjigjën: “Pagëzimin e Gjonit.” 4 Pali u tha: “Gjoni ka pagëzuar me pagëzimin e kthimit, duke i predikuar popullit që të besojnë në Atë që do të vijë pas tij, d. m. th. në Jezusin.” 5 Kur dëgjuan, u pagëzuan në Emër të Jezusit Zot 6 e, kur Pali i vuri duart mbi ta, në ta zbriti Shpirti Shenjt dhe filluan të flasin në gjuhë të ndryshme e të profetizojnë. 7 Të gjithë së bashku ishin dymbëdhjetë burra.

8 Pali atëherë hyri në sinagogë dhe për tre muaj foli plot guxim: diskutonte e mundohej t’ua mbushë mendjen ta pranojnë Mbretërinë e Hyjit.

——————————————————–

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

  • “Ne as që kemi dëgjuar se paska Shpirt Shenjt.” Këtë javë e kërkojmë Ngushëlluesin e harruar.
  • Të përqendrohesh në të është sikurse të fokusohesh në frymëmarrjen apo metabolizmin tonë. Pra, Shpirti Shenjt është intim me ekzistencën tonë: jo një Hyj i ndarë, por ai me anë të të cilit – si Jezusi – jemi pjesëtarë të hyjnisë.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »