Imzot Dodë Gjergji uron BIK-un për festën e Bajramit

Jun 4 • Kisha në Kosovë

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë, i shoqëruar nga Don Lush Gjergji dhe Don Fatmir Koliqi, ka uruar sot BIK-un për festën e Bajramit.

Në fund të vizitës së shkurtër për urim Ipeshkvi dha një prononcim për media, duke e theksuar respektin e ndërsjelltë të urimeve vëllazërore për festat fetare:

Ju urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar, që Zoti t’i shpërblejë, t’i shenjtërojë familjet e tyre, vendin tonë dhe popullin tonë. Kryemyftiut i urojmë të jetë në shëndet të mirë e punë të mbarë. Është kënaqësi që ne shqiptarët mund të kremtojmë së bashku festat fetare dhe t’i gëzohemi suksesit dhe rritjes shpirtërore të njëri-tjetrit. Sepse kjo është mënyra e vetme që na mundëson të duami më shumë familjen, të duami më shumë shtëpitë tona dhe atdheun tonë.

Shqetësimet që i kemi të përbashkëta; ikja e njerëzve prej vendit në kohërat kur i kemi të gjitha të mirat, sigurisht që nuk është një gjë e pranueshme, sepse dashuria ndaj vendit e donë edhe sakrificën për të ndryshuar të sotmen, ashtu si e kemi ndryshuar të djeshmen”./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »