SH.B. “DRITA” pjesëmarrëse në Panairin e Librit – Prishtina 2019

Jun 5 • Kisha në Kosovë, Kulturë

Sot, më 5 qershor 2019, në ora 12:00 hapet Panairi i Librit – Prishtina 2019,  i 21-të, i cili do të jetë i hapur deri më 9 qershor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Orari për vizitor 09:00-20:00.

Në Panair botuesit shqiptarë, rreth 100 të tillë, ekspozojnë botimet e tyre, në mesin e të cilëve edhe Sh. B. “Drita” organ zyrtar i Kishës Katolike në Kosovë. 

Stenda  e  Dritës ekspozon sivjet mbi 70 tituj nga këto seri: bibël, liturgji, katekistikë, përshpirtëri, monografi, histori, shkencë, muzikë, të veçanta, zëri i kishës, online me Zotin (seri e re e hapur vitin e kaluar).

Kësaj larmie të botimeve të Dritës, janë shtuar edhe disa botime të krishtera nga botues tjerë nga Kosova dhe Shqipëria.

Përveç librave klasik, tashmë të njohur për lexuesin shqiptar si botime tona identifikuese, si “Bibla”, “Çeta e Profetëve I&II”, “Ipeshkvia Shkup-Prizren gjatë shekujve”, “Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve”, “Nëna e Dashurisë”, “Drita” prezantohet në Panairin e sivjetëm edhe me 5 tituj të rinj, me tematika të ndryshme

Si e do tradita, librat në panair kanë një zbritje nga çmimet standarde prej 10-70 %, me qëllim e mirë që lexuesi të arrijë të ketë ata tituj që i interesojnë. /drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »