Programi i Vizitës së Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, në Kosovë

Jun 6 • Kisha në Kosovë

Dioqeza Prizren-Prishtinë, ka publikuar programin e plotë të vizitës së Sekretarit të Shtetit, Eminencës së Tij, Kard. Pietro Parolin, në Kosovë, të cilin revista jonë po e sjellë të plotë.

 

 ————-

Programi i Vizitës së Sekretarit të Shtetit të Vatikanit,

Eminencës së Tij, Kardinal Pietro Parolin,

në Dioqezën Prizren-Prishtinë

Prishtinë – Prizren, 8-10 qershor 2019

 

E SHTUNË, 8 qershor

23:20Arritja në Aeroportin e Prishtinës

 

E DIELË, 9 qershor

11:00 Mesha e Shenjtë dhe krezmimi në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

12:30Pritja solemne në nder të Kardinalit në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet në përdhesen e Katedrales

18:00Mesha e Shenjtë dhe rishugurimi i Katedrales Zoja Ndihmëtare në Prizren.

 

E HËNË, 10 qershor

08:00Mesha e Shenjtë me mëngjesore në kapelën e Ipeshkvit

09:00 – 10:30Takimi me autoritetet

11:00Takimi me klerin dioqezan, rregulltarët dhe rregulltaret, katekistët dhe bashkëpunëtoret laikë, në Qendrën “BogdaniPolis”.

 

Kjo vizitë është historike për Kishën Katolike dhe Kosovën, pasi për herë të parë në historinë tonë vjen në vizitë një personalitet kaq i lartë i Selisë së Shenjtë. Prandaj, Kisha dhe populli ynë me gëzim dhe falënderim e pret Eminencën e Tij, Pietro Parolin, që do të na sjell edhe bekimin apostolik të Papa Françeskut./drita.info

 

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »