Mos merr hak!

Jun 17 • Meditimi i ditës

17 qershor 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Kor 6,1-10; Ps 98,1-4; Mt 5,38-42)

 

Prania e Hyjit
Ndalem e pushoj një moment

dhe e marr me mend dashurinë dhe hirin që Hyji e ndikon mbi mua:

jam i/e krijuar në imazhin dhe përngjasimin e Hyjit; jam vend-banim i Hyjit…

 

Liria
Lutem për hirin e shenjtë

që t`i harroj të gjitha shqetësimet vetjake,

që të jem i/e hapur se çka po kërkon Hyji prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi

E tani mendimet e mia po i lartësoj kah ti, o Zot.

Po i lë anash të gjitha brengat dhe interesimet e mia

dhe po kërkoj pushim e këndellje në afërsinë tënde.

 

Fjala
I jap vetes kohë që ta lexoj fjalën e Zotit me vëmendje,

dhe ndalem në atë fjalë a ngjarje që më prek, që më flet personalisht.


Mt 5, 38-42

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

38 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Syrin për sy e dhëmbin për dhëmb’. 39 Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën. 40 Atij që do të të qesë në gjyq për të të marrë këmishën, jepja edhe pallton. 41 E nëse ndokush të shtrëngon të ecësh me të një milje, ti bëji dy; 42 atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua, mos ia kthe shpinën.”


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Natyra radikale e mësimeve të Jezusit na detyron që të angazhohemi në mënyrë pozitive ndajtë gjithë atyre që i takojmë.Qërimi hesapeve të vjetra dobëson të dyja anëtNë vend të kësaj Jezusi është bujarkur njerëzit i bëjnë kërkesa të pandershmeAi thjeshtë i do të gjithë.
  • Për Hebrenjtë ligji ishte një përpjekje për të zbutur hakun:Dënimi duhet të korrespondojë me krimin e kryer, dhe mos tatejkalojë atë. Por Jezusi shkoi përtej normave të pranuaraAi e transformoi ligjin dhe e solli atë në një nivel të ri.Dishepujve tëfrikësuar u thotë: “Mos merrni hak, mos u kacafytni, shkoni përtej asaj qëkërkohet.” Për këtë kërkohet një shpirt i madh zemërgjerësiedhe Jezusi na jep shembull.
  • Ne jemi të thirrur për të qenë zemërgjerë, sepse duam të jemi si Jezusi, i cili “duke qenë i pasur, u bë për ju i varfër, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij.” (2 Korintasve 8,9). Kur jemi të varfër nuk mund të bëjmë asgjë pos t`i lejojmë hirit të Zotit në ne  vazhdimisht të rrjedhë në drejtim të të tjerëve.
  • Nga sot e tutje do tëpërpiqem që mos t`iu kthehem ofendimevedhe lëndimeveNë këtë mënyrëdo t`i përngjaj të paktën pakmë shumë Zotit.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe njëherë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit të qëndrojë aty dhe ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi
Cilat ndjenja janë duke u zgjuar në mua

ndërsa jam duke lutur dhe medituar Fjalën e Zotit?

E paramendoj Jezusin se si qëndron apo rri ulur pranë meje

dhe ia çeli zemrën.

Njerëz të mirë, lutuni për të mërziturit dhe të dëshpëruarit, ata që ndihen të vetmuar dhe të lënë prej të gjithëve, të cilët nuk shohin dalje, ndërsa në lutje janë të dobët.

Që Hyji t`u japë fuqi, që t`ua tregojë rrugën.

Që t`ua kthejë buzëqeshjen dhe fenë që të mund të dëshmojnë për dashurinë e Tij.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për këto pak momente që i kalova vetëm me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »