Opsioni i lehtë s`është gjithmonë i drejtë

Jun 18 • Meditimi i ditës

18 qershor 2019 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2Kor 8,1-9; Ps 146,5-8; Mt 5,43-48)

 

Prania e Hyjit
Gjatë kohës që jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht.

Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.

 


Liria
Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lutem për hirin e shenjtë që të lejoj të lirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 


Ndërgjegjësimi
E tani mendimet e mia po i lartësoj te ti, o Zot.

Po i lë anash të gjitha brengat dhe interesimet e mia

dhe kërkoj pushim e këndellje në afërsinë tënde.

 


Fjala
I jap vetes kohë që ta lexoj, ta dëgjoj fjalën e Zotit,

dhe ndalem në atë fjalë a ngjarje që më prek, që më flet personalisht.


 

Mt 5, 43-48

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

43 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Duaje të afërmin tënd’ e urreje armikun tënd. 44 E unë po ju them: Duajini armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë, 45 për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse Ai bën të lindë dielli i tij mbi të këqijtë e mbi të mirët e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët. 46 Sepse, po qe se i doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni? Pse a nuk bëjnë kaq edhe tagrambledhësit? 47 E nëse i përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët?

48 Jini, pra të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell!”


 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

• Jezusi e thekson se opsioni i lehtë s`është gjithmonë i drejtë. Sa e lehtë është të duash dhe të jesh i lumtur me njerëzit që të duan! Por, Mbretëria e Hyjit është shumë më tepër se kaqduhet t`i duash të gjithë njerëzit.
 O Zot, po na thërret ta lëmë komoditetin tonë, rehatinë tonëRritja jonë, zhvillimi ynë, pjekuria jonë matet sipas frymës së dashurisë sonë. Na ndihmo që të rritemi në dashuri!

Zoti na e zbulon veten e vet nëpërmjet Shkrimit të Shenjtë.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë.

Qëndro në frazën, shprehjen e pjesës së sotme të ungjillit që më së shumti të “thumbon”.

 

Bashkëbisedimi
Kohën e sotme për lutje do ta kaloj siç sugjeron Jezusi: do të lutem për ata që ma bëjnë jetën të vështirë.

Do t’i kujtoj ata, një nga një, dhe do t’i lutem Atit të mëshirshëm që të ma pastrojë zemrën nga zemërimi dhe të më ndihmojë që t’i shoh me më shumë mirëkuptim dhe dhembshuri.

 


Përmbyllja
Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje që më dhe gjatë kësaj kohe që e kalova me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »