A jam i/e lumtur se Zoti sheh gjithçka që bëj?

Jun 19 • Meditimi i ditës

19 qershor  2019 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Kor 9,6-11; Ps 112,1-4.9; Mt 6,1-6.16-18)

 

Prania e Hyjit
Ndalem një moment dhe përpiqem të vetëdijesohem se Hyji është i pranishëm:

në afërsinë time, në atë çfarë bëj, në njerëzit që i takoj,

në rrethanat e përditshme në të cilat ndodhem.

Si mund ta bëj këtë realitet edhe më të gjallë?

 


Liria
Hyji sillej me mua ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Kujtohem se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe lutem për hirin e shenjtë që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi
Si po e përjetoj/ndiej veten sot?

Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të kërkoj falje.

 

Fjala
Hyji na dëfton
 veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin
 nga Ungjilli i sotëm
dhe lejoj
vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.


 

Mt 6,1-6.16-18

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

1 “Ruajuni të mos i bëni veprat tuaja të mira në sy të njerëzve për t’u parë prej tyre! Përndryshe nuk do të keni farë shpërblimi te Ati juaj që është në qiell.

2 Prandaj, kur të ndash lëmoshë, mos i bjer borisë para vetes, siç bëjnë shtiracakët në sinagoga dhe në rrugë të madhe për t’u nderuar prej njerëzve. Për të vërtetë po ju them: u ndanë me atë shpërblim! 3 Ndërsa ti, kur të bësh lëmoshë, të mos dijë e majta çfarë bën e djathta, që lëmosha jote të jetë e fshehtë, 4 e Ati yt që sheh në fshehtësi, do ta shpërblejë.”

5 “Kur të luteni, mos bëni si shtiracakët, të cilëve u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshe të rrugëve, që t’i shohin njerëzit. Përnjëmend po ju them: u ndanë veç me atë shpërblim! 6 Ndërsa ti, kur të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle pas vetes derën e lutju Atit tënd që është në fshehtësi; e Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.

16 “Edhe kur të agjëroni, mos u mërrolni porsi shtiracakët, të cilët marrin një hije të rëndë në fytyrë për t’u treguar njerëzve se agjërojnë: përnjëmend po ju them: u ndanë veç me atë shpërblim! 17 Ti, përkundrazi, kur të agjërosh, përeroje kokën tënde dhe laje fytyrën tënde, 18 që të mos e vënë re njerëzit se po agjëron, por Ati yt, që është në fshehtësi. Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.”


 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Lutja, agjërimi dhe veprat e mira ishin tri gjërat që në kohën e Jezusit priteshin të bëheshin nga hebrenjtë e devotshëm. Siç ka thënë tashmë, Jezusi nuk ka ardhur ta heqë ligjin, por ta përsosë atë, ta ngritë atë në një nivel më të lartë. Prandaj ai këmbëngul në kryerjen e një veprimi të tillë që nuk do të bëhet publikisht dhe nuk do të lavdërohet prej të tjerëve, por të bëhet “në fshehtësi”, për Atin që shikon në zemër dhe që do të na shpërblejë.
  • A kam një dhomë të fshehtë, ku e takoj ZotinA jami/e lumtur se Zoti sheh gjithçka që bëj?
  • Mendësia jonë e konsumit e shikon anën e jashtme – e rëndësishme është dukja, kjo është porosia që përçohet. Ne shpesh biem nën ndikimin e publicitetit, reklamave dhe njerëzve të ndryshëm në publik, edhe kur e dimë se gjithçka është sipërfaqësore. Prandaj, fjalët e Jezusit mbeten një sfidë e vërtetë për mua – le të hedhin dritë mbi zgjedhjen dhe veprimin tim.

A po i vërej reagimet e mia ndërsa jam duke lutur me Fjalën e Zotit?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më neverit?

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Shpirtin nuk e nginë dija e madhe, por shijimi i gjërave.

 

Bashkëbisedimi
Mbretëria e
 Hyjit bëhet e dukshme nëpërmjet të praktikuarit tim publik të fesë dhe nëpërmjet veprave të mia të dashurisë dhe besimit.

Ndërsa e paramendoj Jezusin se si rri ulur apo qëndron pranë meje,

në besim, si mikut më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

Lutem për pastërtinë e zemrave që posedojnë lumni. I kërkoj falje Zotit për shkak se shpesh jetoj një stil sipërfaqësor jete.

 


Përmbyllja
Po të falënderoj, o Zot, për këto momente që i kalova vetëm me ty.

Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »