Të jemi njerëz eukaristikë – dhurues të vetvetes

Jun 20 • Meditimi i ditës

20 maj 2019 – E enjte, Korpi e Gjaku i Krishtit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 14,18-20; Ps 110,1-4; 1Kor 11,23-26; Lk 9,11b-17)

 

Prania e Hyjit

Ajo që përpiqem të bëj këtu është që ta lë kohën më një anë
dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.
Provoj ta paramendoj Jezusin ulur pranë meje
dhe bisedoj me të për të gjitha çka është duke më ndodhur në jetë.
Provoj ta marr vesh që në mundësi të panumërta
Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.
E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.
Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Jam i/e vetëdijshëm/e për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.
Sa për tash, provoj të qëndroj i qetë dhe i hapur ndaj asaj çfarë prania e Tij dëshiron të më thotë.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 


Ndërgjegjësimi

E pyes veten, si po e ndiej veten sot?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse vetëm diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provojë t`i largoj këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;
Ke ecur dhe ke vepruar përmbi këtë tokë; ke duruar të nxehtët dhe të ftohtët.
Kohën që e ke kaluar në tokë ka qenë e mbushur me kujdesin për njerëz.
Ke shëruar të sëmurët, ke ngjallur të vdekurit; kurse ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.


 

Lk 9, 11b-17

 

11 Por, kur e mori vesh populli, iu vu mbrapa.

Ai i pranoi me njerëzi e u predikonte mbi Mbretërinë e Hyjit dhe i shëronte ata që kishin nevojë shërimi.

12 Kur dita filloi të shkojë kah mbarimi, iu afruan të Dymbëdhjetët dhe i thanë:

“Nise popullin të shkojë në fshatra e në katunde të rrethinës të gjejë strehim e ushqim, sepse këtu jemi në vend të shkretë.”

13 “Jepuni ju të hanë!” ‑ u tha ai.

Ata iu përgjigjën:

“Ne s’kemi më se pesë bukë e dy peshq. Vetëm nëse shkojmë e blejmë ushqim për gjithë këtë popull!”

14 E ishin rreth pesë mijë burra.

Atëherë u tha nxënësve të vet:

“Vërini të rrinë në grupe nga pesëdhjetë vetë!”

15 Bënë ashtu: i ulën të gjithë. 16 Ai i mori pesë bukët e dy peshqit, shikoi kah qielli, i bekoi dhe i ndau. Pastaj ua dha nxënësve t’ia vënë popullit përpara.

17 Hëngrën të gjithë e u nginë. Prej çka u teproi çuan dymbëdhjetë shporta me copa.


 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi paragrafin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ishte një herë një mbret i cili kishte kërkuar nga një piktor rruge që t`ia pikturonte Darkën e fundit. Dëshironte ta kishte për dhomën e bukës figurën e Jezusit dhe shokëve të tij në darkën e lamtumirës. Piktori i vizatoi Jezusin dhe nxënësit e tij rreth tryezës, por i pikturoi edhe njerëz të ndryshëm, anëtarë të të gjitha racave. Paraqiti të sëmurë, sakatë dhe të çalë, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, lypsa dhe disa jo bash njerëz të mirë. Kur mbreti e shikoi pikturën, u zemërua dhe filloi të bërtasë: “Çka paraqet kjo pikturë?” Artisti i përgjigj: “Madhëria Juaj, kjo është figura e Hyjit i cili dëshiron të shoqërohet me të gjithë njerëzit, dhe shenjtërit, por edhe të tjerët, të gjithë janë të mirëseardhur në Mbretëri dhe në gosti … dhe ky është kuptimi im i Darkës së fundit, eukaristisë dhe kungimit shenjtë.”
  • Jezusi për ne është bërë bukë e thyer. Kelku i bekimit është gjaku i besëlidhjes së re, që do të derdhetpër ne. Jezusi merrte shembuj nga jeta e përditshme për të dhënë mesazhetë thella. Dorëzimi i tij është përfundimtasibuka kur hahet dhe vera kur pihetAsgjë nuk lihetSinjerëz eukaristikë edhe ne duhet të merremitë bekohemi, të thyhemi dhe ta dhurojmë vetveten për të tjerëtsiç ishte JezusiPrania e tij e vazhdueshme në mes nesh na jepfreskim, kurse ne nga ana tjetër i freskojmë të tjerët.

I lejoj Zotit që t`i “lexojë” dëshirat e thella të zemrës sime që shkojnë përtej fjalëve të mia.

Lexoje, dëgjoje pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt edhe njëherë, nëse duhet disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë a ngjarje që të flet në mënyrë të veçantë. Lejoji shpirtit ta shijojë atë moment.

 

Bashkëbisedimi

Jezus i dashur, po ta çeli zemrën.

Mund të të them gjithçka më mundon.

E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.

Më mëso që të jetoj në dijeni se ti përkujdesesh sot për mua,

Se do të përkujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyullja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »